Këshilltari amerikan i fushatës së PD: S’kam parë askënd të punojë kaq shumë sa Berisha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilltari kryesor i Chris LaCivita për fushatën e Partisë Demokratike në Shqipëri, Philip Griffin ishte i pranishëm në takimin elektoral në Tropojë.

Gjatë fjalës së tij, Griffin u shpreh se kishte vite në politikë, por nuk kishte parë asnjë politikan që të punonte kaq shumë sa Sali Berisha.

“Unë jam në politikë prej 20 vitesh. Nuk kam njohur asnjë politikan që ka punuar më shumë se Dr. Berisha. Por ai nuk mund ta bëjë këtë i vetëm. Tani është koha që ju të bëni pjesën tuaj”, u tha ai qytetarëve të Tropojës.

Gjatë fjalës së tij, ai tha se Berisha nuk do të ndalet së luftuari për shqiptarët, për t’ia rikthyer Shqipërinë politikanëve të ndershëm dhe për ta shpëtuar nga politikanët e korruptuar dhe trafikantët e drogës.

Fjala e plotë e Philip Griffin:

Përshëndetje! Çfarë pjesëmarrjeje e mrekullueshme! Faleminderit

Së pari, ju sjell përshëndetjet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jam këtu për t’ju thënë se Shtetet e Bashkuara e kanë shumë interes për Shqipërinë dhe për zgjedhjet që ju keni më 11 maj.

Shqipëria ndodhet në një udhëkryq. Historia do të shkruajë se kush bëri çfarë gjatë këtyre zgjedhjeve.

Ne bëmë histori në Amerikë në nëntor. Ndoshta keni dëgjuar diçka për këtë. Në Amerikë, socialistët u përpoqën të shkatërrojnë Donald Trump-in duke përdorur sistemin ligjor. Por Donald Trump dhe populli amerikan nuk e lanë të ndodhte. Këtu në Shqipëri, socialistët po përpiqen të përdorin të njëjtat marifete. Dhe jam këtu për t’ju thënë se nuk do të kenë sukses as këtu.

Pikërisht. Dr. Berisha nuk do të ndalet së luftuari për ju, për t’ia rikthyer Shqipërinë politikanëve të ndershëm dhe për ta shpëtuar nga politikanët e korruptuar dhe trafikantët e drogës.

Lexo edhe :  “Takime me banda në restorante”/ Vokshi akuzon rëndë ministrin Gonxhja: Kam prova

Unë jam në politikë prej 20 vitesh. Nuk kam njohur asnjë politikan që ka punuar më shumë se Dr. Berisha. Por ai nuk mund ta bëjë këtë i vetëm. Tani është koha që ju të bëni pjesën tuaj. Duhet të flisni me miqtë tuaj, me fqinjët, me familjen tuaj, duhet të bëni që të gjithë të dalin e të votojnë.

Çdokush që është në miting tani, shikoni njëri-tjetrin në sy. Shikoni majtas-djathtas. Shikoni njëri-tjetrin në sy dhe duhet t’i bëni vetes pyetjen: A do ta bëjmë historinë së bashku? Përgjigjja ime është: Po, ne do të bëjmë histori. Fitore, Fitore, Fitore!

Faleminderit./E.S

Të fundit

Lista Serbe, në “numërim mbrapsht” drejt zgjedhjeve lokale në veri

“Një litar shpëtimi”... apo “kemi humbur besimin te politikanët”. Të tilla janë pritjet e disa qytetarëve serbë në veri...

Vuçiç nga Odesa: E falënderova Zelenskin që nuk ftoi përfaqësues të Kosovës në Samit

Nga Odesa në samitin Ukrainë - Evropë Juglindore, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk ka lënë pa përmendur Kosovën, duke u shprehur i lumtur që...

“Nënat britanike duhet të pranojnë se bijtë e tyre do të vdesin për Finlandën”

Ish-ministri i Jashtëm i Ukrainës ka bërë një paralajmërim tronditës duke thënë se nënat britanike duhet të pranojnë që bijtë e tyre duhet të...

Del fotoja e 21-vjeçarit që vrau 10 persona në Austri, i shkroi nënës

Është publikuar fotoja e 21-vjeçarit Arthur A., autor i masakrës që tronditi Austrinë një ditë më parë, kur ai vrau dhjetë persona – nëntë...

Deputeti demokrat: PD nuk na mbështeti në fillim për rinumërimin e votave

Lisandër Hoxha, kandidat për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 11 majit, deklaroi se partia e tij nuk e...

Lajme të tjera

Web TV