Konflikti i Bledjon Nallbatit, Ivi Kaso kërkon falje në emër të PD-së: SPAK të hetojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi i Partisë Demokratike i qarkut të Korçës, Ivi Kaso ka reaguar në lidhje me konfliktin e ndodhur mbrëmjen e djeshme mes Bledjon Nallbatit dhe vëllait të tij, të cilët dhunuan fizikisht një shofer kamioni.

Në një deklaratë për mediat, Kaso ka kërkuar falje në emër të Nallbatit, ndërsa shpreh përgjegjësinë e tyre për denoncimin e menjëhershëm duke e theksuar si ngjarje politike.

“Në cilësinë time si drejtues i PD qarku Korçë, në emër të PD, përfitoj nga rasti që të rinovoj edhe një herë kërkesën e ndjesës kundrejt gjithë qytetarëve që kanë ndjekur imazhet e incidentit të djeshëm. Lidhur me pjesën tonë të përgjegjësisë në këtë incident, u tërhoqëm pa dashjen tonë. Nga ana tjetër është përgjegjësia jonë që të denoncojmë menjëherë instrumentalizimin politik që po i bëhet kësaj ngjarje për interesa të ngushta personale të Niko Peleshit i cili është një person i përfshirë me përgjegjësi të drejtpërdrejtë në shkeljen e ligjit dhe në çdo lloj dezinformimi që po i bëhet opinionit publik për ngjarjen”, shpreh ai.

Ndër të tjera, ashtu si dhe Nallbati, Ivi Kaso ka thënë se ky rast ka të bëjë me rastin më flagrant të shpërdorimit të pushtetit të shtetit për interesa personale politike dhe marrjes së një rezultati elektoral dhe kërkon gjithashtu nga SPAK zbardhjen e ngjarjes së plotë.

“Është në kundërshtim me ligjin përfshirja e drejtpërdrejtë e drejtuesit politik të qarkut Niko Peleshi, në keqpërdorimin e Policisë së Shtetit, për të gjetur mënyrën për të përfshirë vëllain e deputetit Nallbati pavarësisht asaj që ka ndodhur. Nëse faktohet nga SPAK, AMP, të cilët i ftuam ta hetojnë rastin, nëse faktohet telefonata dhe ndikimi i paligjshëm që deputeti Peleshi i bën drejtorit të policisë, jo vetëm për mbajtjen përgjegjës të një personi i cili në bazë të kodit penal nuk ka përgjegjësi penale lidhur me një ngjarje që vetë pala e dëmtuar nuk ka ngritur asnjë ankesë.

Lexo edhe :  Dhjetëra punonjës të Bankers Petroleum protestë para zyrave të kompanisë në Marinzë!

Nëse faktohet pezullimi i drejtuesve të komisariatit të Devollit që kanë refuzuar ta shohin ngjarjen me syze politike dhe është urdhëruar transferimi i kësaj dosje dhe marrja e masës së ndalimit ndaj vëllait të Nallbatit, nëse faktohen që akuzat e ngritura janë me urdhër politik dhe jo me ankesë ligjore, atëherë kemi të bëjmë me rastin më flagrant të shpërdorimit të pushtetit të shtetit për interesa personale politike dhe marrjes së një rezultati elektoral. Krahas ndjesës, i bëjmë thirrje SPAK-ut të zbardhë ngjarjen”, është shprehur ai. m.p.

Të fundit

Ndeshja nuk mbaron kurrë! Interi nuk vdes kurrë, barazon në minutën e fundit

Përballja mes Interit dhe Barcelonës në gjysmëfinalen e Champions League duket sikur nuk do mbarojë asnjëherë. Pas spektaklit në...

‘Buf kënete’, ‘çyryk’, Rama komenton gjuhën në fushatë: Epo, mua më mbetet satira!

Kryeministri Edi Rama flet në Report Tv edhe për tonet e fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, etiketimin e Sali Berishës si buf...

Schmidt në OKB: Bosnja, në krizën më të thellë që nga Marrëveshja e Dejtonit

Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt, duke paraqitur raportin gjashtëmujor para Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi situatën në Bosnje,...

“Këta të PS dalin natën me makina të huaja”, Gjin Gjoni: Janë njerëz të armatosur

Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni ishte i ftuar në Ditarin e mbrëmjes në A2 CNN me Loneta Progni ku...

Sa mandate mendon Rama se do marrë PS? Kryeministri: Na duhet diçka tjetër…

Kryeministri Edi Rama i ftuar në Report Tv në Repolitix flet për integrimin në BE, ndërsa thekson se vetëm PS mund ta ulë Shqipërinë...

Lajme të tjera

Web TV