Pjesëmarrje masive nga diaspora! Mbërrijnë 145 mijë vota për zgjedhjet e 11 majit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

10 % e diasporës e regjistruar për të votuar nga jashtë (24 mijë votues) ende nuk i kanë marrë zarfet zgjedhore, ndërsa 20 mijë të tilla rrezikojnë të mos shpërndarhen fare, për shkak të adresave të pasakta.

221,653 persona kanë marrë zarfet zgjedhore dhe 144,783 individë i kanë sjellë tashmë votat në KQZ. Pjesëmarrje masive, duke marrë parasysh faktin se diaspora ka edhe një javë kohë për të votuar.

Votat e kthyera përbëjnë 65% të atyre që kanë marrë pakot, ose 58 % e të gjithë të regjistruarve. KQZ nuk po vepron më me të njëjtën mënyrë si në fillim, kur sugjeronte votuesit të prisnin portierin në shtëpi, por uu kërkon emigrantëve të paraqiten pranë DHL-së.

“Të gjithë ata zgjedhës nga jashtë, kudo në botë, por veçanërisht ata në Greqi, të cilët deri më sot nuk kanë marrë njoftim dhe/ose nuk janë kontaktuar nga DHL, qoftë nëpërmjet e-mailit apo nëpërmjet SMS-it, janë të lutur të kontaktojnë me shërbimin e DHL në vendin ku jetojnë, për t’u informuar mbi dërgesën postare nga KQZ.

Mungesa e njoftimit apo e kontaktimit të këtyre zgjedhësve deri tani nga DHL është kryesisht për shkak të problemeve me adresën e banimit të deklaruar në PER, e cila nuk përputhet me adresën aktuale në terren, ose për shkak të përdorimit të numrave të kontaktit shqiptarë, ku zgjedhësi nuk ka akses”, thuhet në njoftimin e KQZ.

Greqia ka përmirësuar disa shifra, ku nga 68 mijë vota gjithsej që priten, kanë ardhur 23,640 vota. Zarfët e patërhequr apo të pa shpërndarë deri në 8 maj do të kthehen në Shqipëri. m.p.

Të fundit

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Gaza, Trump organizon një takim me Tony Blair

Presidenti Donald Trump ka zhvilluar një takim politik mbi luftën në Gaza me ish-kryeministrin britanik Tony Blair dhe ish-të dërguarin e tij në Lindjen...

Mbushën me kokainë Anglinë, dënohet banda e shqiptarëve

Një grup i strukturuar kriminal shqiptar, i përfshirë në trafikun e kokainës në Mbretërinë e Bashkuar, është dënuar me burgime që variojnë nga 16...

Lajme të tjera

Web TV