Prindërimi Danez: Një model ekuilibri dhe lumturie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Danimarka është konsideruar shpesh si një nga shtetet me nivelin më të lartë të lumturisë dhe kjo lumturi reflektohet edhe në praktikat edukative. Modeli danez bazohet në vlerat si ekuilibri, pavarësia, dhe siguria emocionale, me nje impenjim të lartë në krijimin e një ambienti të shëndetshëm për zhvillimin e fëmijëve.

Një aspekt qëndror dhe thelbësor i prindërimit danez është koncepti i Hygge, që promovon një klimë familjare të ngrohtë dhe të mirëkuptueshme, ku kalohet kohë cilësore së bashku prind-fëmijë. E gjitha kjo përforcon lidhjen familjare dhe i jep rëndësi mirëqenies emocionale të fëmijëve.

Një shtyllë tjetër është autonomia: prindërit danez i inkurajojnë fëmijët të marrin vendime, iu zhvillojnë atyre sigurinë në vetvete dhe aftësinë për të përballuar sfidat me qetësi, duke pakësuar kështu presionin social.

Prindërim pa ndëshkime është një tjetër tipar dallues: Dialogu dhe respekti reciprok janë në fokus të tyre sesa ndëshkimet fizike apo psikologjike. Edhe loja e lirë në ajër të pastër ka një rol themelor duke stimuluar kështu kreativitetin dhe aftësitë e ndryshme sociale.

Danimarka, është gjithashtu një nga shtetet europiane që promovon më shumë një ekuilibër të fortë midis jetës private dhe asaj profesionale. Orare pune fleksibël të cilat i lejojnë prindërit të jenë të pranishëm në mënyrë aktive në jetën familjare. Një vëmendje të rëndësishme ka dhe mbështetja psikologjike: Shkollat mundësojnë konsulenca, jo vetëm për fëmijët por edhe për prndërit duke iu ardhur në ndihmë atyre të menaxhojnë sfidat emocionale dhe për të siguruar një ambient të qetë dhe të shëndetshëm.

Suksesi i këtij vizioni është konfirmuar nga studime të publikuara në revistën ‘Child and Adolescent Psychiatry’, i cili tregon se si fëmijët danez rezultojnë me pikë të larta në testet e mirëqenies psikologjike./E.Ç

Të fundit

E drejta e medias në shkallë globale nën kërcënim serioz

Veprimi i etiketimit të gazetarëve si "agjentë të huaj" është qëllimisht tronditës. Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit,...

Krim i rëndë në Kosovë, babai vret 15-vjeçaren, plagos bashkëshorten dhe vajzën tjetër

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur në Prizren të Kosovës, ku babai ka vrarë me thikë vajzën e tij vetëm 15 vjeçe. Ngjarja...

Pas 1245 ditësh në detyrë, Scholz ikën nga posti i kancelarit! Kush do të jetë pasuesi?

Pas 1245 ditësh në detyrë, kancelari Scholz mbyll mandatin. Në një ceremoni solemne ushtarake të Bundeswehr-it, ai u nderua për shërbimin e tij si...

Fushata e LaCivita-s? Jo, e 6 milionë dollarëve

Nga Ylli Pata Jemi në sprintin e fundit të zgjedhjeve të 11 majit dhe objektivi kryesor i fushatës së Berishës nuk është realizuar. Heqja e...

Rihanna surprizon në Met Gala, këngëtarja është shtatzënë për herë të tretë

Rihanna është në pritje të fëmijës së saj të tretë me partnerin A$AP Rocky. Lajmi u konfirmua nga fotografi i saj, pak përpara se...

Lajme të tjera

Web TV