Në fund të takimit në prezantimin e projekteve për Shkodrën, kryeministri Edi Rama i “tërhoqi veshin” kryebashkiakut të Vau Dejës, Kristian Shkreli, lidhur me angazhimin e këtij të fundit në fushatë.
Kryeministri iu drejtua Shkrelit me fjalët: “Kristian, mos më luaj me dy porta, Kristian! Mos më luaj me dy porta!”
Kristian Shkreli, kryebashkiak i Vau Dejësit, i fitoi zgjedhjet dy vite më parë si kandidat i Partisë Socialiste, por fjalitë e Ramës duken si mesazh i koduar.
Vau i Dejës njihet si bastion i Partisë Social Demokrate të Tomë Doshit dhe Rama ndoshta dyshon se kryebashkiaku Shkreli po angazhohet për të ruajtur votat e Doshit në qarkun verior. m.p.