Tom Doshi miting në Dibër: Marrim një mandat, kemi program për të gjitha shtresat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Dibra, ku zhvilloi takimin e radhës elektoral, kreu i PSD-së, Tom Doshi, tha se socialdemokratët, në këto zgjedhje, do të marrin mandatin e parë në këtë qark.

“Programi ynë është një program social dhe i realizueshëm. PSD-në duhet ta votojnë qytetarët sepse programi ynë është në ndihmë të të varfërve dhe të sëmurëve. Ne kemi kapur pikat që njerëzit i prekin në shpirt, që kur shkojnë në shtëpi thonë: ‘Po, është e drejtë, se unë jam me ndihmë sociale’; ‘Po, është e drejtë, se unë jam i sëmurë’. Jeni bashkuar të majtë e të djathtë për të na mbështetur, sepse ju po mbështesni veten tuaj. Kam ardhur të kërkoj mbështetjen tuaj dhe t’ju jap fjalën se çfarë është thënë sot do të realizohet. Votoni PSD-në. Rezultati në Dibër këtë herë do të jetë: 1 mandat PSD, 2 mandate PD dhe 2 mandate PS”, shprehet Tom Doshi.

Më pas, Doshi vijoi takimet në Bashkinë Kamëz, duke thënë se qytetarët do të votojnë PSD-në sepse programi i kësaj force politike përfshin të gjitha shtresat në nevojë.

“Lufta jonë është kundër kancerit dhe varfërisë. Buxhetin për shëndetësinë do ta votojnë pozita dhe opozita, sepse është një detyrim për të gjithë politikën shqiptare që t’u shërbejnë njerëzve të sëmurë dhe të varfër. Ju bëj thirrje ju që të votoni PSD-në, sepse ne kemi marrë përsipër të gjitha problemet e shqiptarëve dhe që realizohen, jo që nuk realizohen. Programi ynë përfshin të sëmurët, të varfërit, ata me ndihmë sociale, pensionistët, minatorët, ish-të burgosurit politik dhe gjithë ata që në këto vite janë lënë pas dore”, shton kryetari i PSD. m.p.

Të fundit

E rallë/ Kapet për herë të parë peshkaqeni portokalli, habiten shkencëtarët

Një zbulim i jashtëzakonshëm ka ndodhur pranë Parkut Kombëtar Tortuguero në Kosta Rika, ku gjatë një udhëtimi peshkimi është...

Varrezat e makinave nuk do të lejohen më, ja çfarë ka planifikuar Qeveria

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi masa edhe për “varrezat” e makinave, teksa tha se jemi i vetmi vend në Evropë që i kemi të ligjëruara pa ligj. “Tjetra...

Kthyen ‘përmbys’ shkollën 9-vjeçare në Pogradec, procedohen dy të mitur

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për 2 shtetas të mitur. Dy të miturit dyshohet se kanë...

Doni të dini pse izraelitët janë indiferentë ndaj Gazës? Shihni televizionin e tyre

Roy Schwartz Ndonjëherë, lajmi më i rëndësishëm është ai që nuk shfaqet fare në tituj. Kjo ndodhi të premten e kaluar në edicionin e lajmeve...

Anëtarësimi në BE/ Ambasada Gjermane: Berlini është përkrah Shqipërisë

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka rikonfirmuar mbështetje të fortë për Shqipërinë dhe të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor në përpjekjet e tyre për...

Lajme të tjera

Web TV