Berisha: Albin Kurti ndau 100 milionë euro për pensionistët, a ra në humnerë Kosova?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi fushatën e tij për zgjedhjet e 11 majit në Burrel.

Kryedemokrati u ndal te rritja e pensioneve, duke e krahasuar Shqipërinë me Kosovën, qeveria e së cilës ndau 100 milionë euro për pensionistët.

“Albin Kurti, një kryeministër tjetër shqiptar në Prishtinë, të njëjtin muaj, ndau për gratë dhe burrat e thinjur të Kosovës, jo 16, por 100 milionë euro dhe rriti pensionet e tyre 20%. Ra në humnerë Kosova? Jo.

Pse u ndala këtu? Nuk janë çështje partiake këto. Dhembshuria nuk është virtyt i një partie. Dhembshuria është virtyt i qenies njerëzore. Kush ka shpirt, e ka ndjenjën e dhembshurisë. Me 100 euro, 150 euro nuk mbyll dot muajin, nuk merr dot ilaçe për mjekim, nuk ushqen dot nipin ose mbesën.

Po këta, çfarë bëjnë? Fondet, paratë tuaja, pensionet tuaja, rrogat tuaja i vjedhin, i vjedhin dhe vetëm i vjedhin. Po ndërtojmë rrugë thotë. Aty janë vjedhjet më të rëndësishme miq”, tha ndër të tjera Berisha./E.S

Të fundit

Bastisja e shtëpisë së John Bolton, reagon Trump

Donald Trump ka thyer heshtjen duke reaguar për herë të parë për bastisjen e FBI-së në shtëpinë e ish-Këshilltarit...

Real Madrid gjen zëvendësuesin ideal të Kroos

Real Madrid është në kërkim të një organizatori të mirëfilltë në mesfushë, një profil që i mungon pas largimeve të Toni Kroos verën e...

Trump: Zelensky dhe Putin janë si vaji me uthullën…

Donald Trump, ka komentuar përpjekjet për të organizuar një takim mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij ukrainas Volodymyr Zelensky, duke përdorur një krahasim...

Zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 13 vatra aktive gjatë orëve të fundit, 2 ende aktive

13 vatra zjarri janë evidentuar gjatë orëve të fundit nga të cilat 9 vatra janë shuar, 2 janë aktive ndërsa 2 të tjera në...

Policia greke: I gjetëm tre fëmijët mbi trupin e pajetë të nënës

Komuniteti lokal i Volosit në Greqi është i tronditur nga vrasja brutale e nënës shqiptare Mariola Nakoleci, 36 vjeçe, nga bashkëshorti i saj 40...

Lajme të tjera

Web TV