Berisha: Do të ndalen paratë e drogës në ekonomi. Do mbështesim industrinë dhe eksportet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreydemokrati Sali Berisha, ka theksuar se paratë e drogës në ekonomi do të ndalen me dorë të hekurt. Berisha i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ tha se këto para kanë vrarë mijëra vende pune në Shqipëri. Lideri i opozitës gjithashtu u shpreh se qeverisja e PD-së do të mbështesë industrinë dhe eksportet.

“Narkoeuro është një dramë e tmerrshme për ne. Ka vrarë me mijëra vende pune. Nëse ju merrni statistikat e këtij shtetit do të gjeni se eksportet në Shqipëri nga viti 2023 në 2024 janë ulur me 32%. Ka 3 vite rresht që prodhimi industrial bie nga viti në vit.

80% e parave që ushqejnë ekonominë vijnë nga droga, e vërtetuar kjo. Merr kullat ti. Me dorë të hekurt do ta mbyllim këtë kanal. Kur e kam mbyll me dorë të hekurt këtë kanal, rritja ekonomike ka shkuar 7 dhe 8% në këtë vend. Se ajo është një para toksike e cila investohet në beton, llogaritet si rritje, por në mënyrë absolute mjeron shumicën e popullatës. Shkatërroi eksportet, por këto janë prodhim, punësim. Po të mbyllësh sytë e mendosh ekonominë sektori më punësues është eksporti.

Fasonëve u tha se, jeni për botën e tretë. Si mund të jenë ata për botën e tretë. Ai kishte një uzinë elektronike të klasit të parë. Edhe rroga po të prodhojmë pse qenka botë e tretë. E kanë 10-fishuar taksën e ndërtimit. Kush e paguan këtë? Ndërtuesi? Ndërtuesi e paguan, por ai ja shkarkon qytetarëve. Merr fund kjo. Dhe unë të garantoj se shumica e ndërtuesve në Shqipëri do të votojnë për PD-në.

Pse duhet të kem unë tregues të ndërtimit më të lartë në Europë dhe të më falimentojnë njëra pas tjetrës industria, eksporti. Eksporti është sektor kryesor punësues. Ka vende që janë zhvilluar kryesisht sepse kanë shpallur politikën ekonomike të orientuar drejt eksporteve. Ne me dorë të hekurt do i presim paratë e drogës”, tha Berisha./e.t

Të fundit

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

Lajme të tjera

Web TV