Basha takime në Njësinë 9/ ‘Korrupsioni i 7×7=313 ka lënë pa shpresë edhe socialistët’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka vijuar takimet me qytetarët e Tiranës në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare.

Ndalesa e tij e radhës ka qenë në Njësinë 9 në Tiranë, bashkë me kandidatët për deputetë, Orjola Pampuri dhe Alfred Ahmetcenaj.

Gjatë takimeve me qytetarët, Basha e ndaluan edhe socialistë të zhgënjyer të cilët kësaj radhe shprehen se do të votojnë programin e Koalicionit Euroatlantik pasi janë lodhur për 12 vite nga PS.

“35 vjet kam votuar për PS-në. Kemi bërë qejf sa jemi dehur nga qejfi, por tani nuk do ta votojë më.” – shprehet një qytetar.

Basha nga ana tjetër shprehu rëndësinë që njerëzit të dalin më 11 maj për të votuar, pasi në të kundërt i zgjatet jeta pushtetit të korruptuar.

“Me i nxjerr njerëzit me votu është gjëja më e rëndësishme. Po qëndruat në shtëpi, ia keni zgjat jetën këtij.” – shprehet Basha.

Njëkohësisht drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik shprehet i sigurt se më 11 Maj një pjesë të ndryshimit do ta bëjë vota, ndërsa një pjesë tjetër do ta bëjë drejtësia pas zgjedhjeve.

“Një pjesë të punës do ta bëjë vota më 11 Maj, një pjesë të punës do ta bëjë drejtësia pas 11 Majit”, tha ai.

Por Basha dhe Koalicioni Euroatlantik kanë edhe një program të qartë për rininë dhe teknologjinë e informacionit me ngritjen e katër kampuseve me theks teknologjinë dhe inteligjencën artificiale.

“Jemi e vetmja forcë politike që kemi shpenzimin më të madh publik në vendin tonë, kemi ngritjen e katër kampuseve me theks Teknologjinë e Informacionit. Pra, vota për ne është votë për të shpenzuar për shqiptarët 1 miliardë euro në katër vitet e ardhshme për katër kampuse. Ideja që gjenerata e të rinjve të trajnohet nga më të mirët e Europës, SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe. Po ju trajnuan ju dhe po trajnuan një pjesë si ju, si trajnues për të trajnuar pastaj brezat e ardhshëm, besoj që Shqipëria bën një kapërcim të madh.” – shprehet Basha.

Lexo edhe :  ‘Heroi im Bardhi’, këshilltari i PD nxjerr postimin e Flutura Açkës më 2021

Programi dhe ekipi i drejtuar nga Basha është pritur mirë nga qytetarët sa herë që dëgjojnë të flitet për të. Këto takime të Bashës vijnë në një kohë kur dhe pak ditë kanë ngelur nga zgjedhjet e 11 Majit, ndërkohë që Koalicioni Euroatlantik pritet ta mbyllë zyrtarisht fushatën ditën e enjte./e.t

Të fundit

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

Lajme të tjera

Web TV