Donald Trump i tha një grupi studentësh se gruaja e tij Melania Trump mërzitet shumë kur ai imiton njerëz të caktuar. Presidenti amerikan foli me studentët në Universitetin e Alabamës në Coleman Coliseum para ceremonisë së diplomimit, duke ofruar këshilla përpara se të përfshinte retorikën e tij rreth atletëve transgjinorë në sportet universitare.
“Imagjinoni peshëngritjen ku ata kishin një rekord që nuk u thye për 18 vjet. Dhe ata e thyen, a duhet ta imitoj?”-tha Trump gjatë fjalimit të tij ku donte të imitonte një atlet transgjinor. Më pas ai pranoi se kjo e zemëroi Melania-n: “E di, gruaja ime mërzitet shumë kur e bëj këtë. Ajo thotë: ‘Zemër, kjo nuk është presidenciale’. Unë them, ‘Po, por njerëzve u pëlqen.’ A duhet ta bëj apo jo?”-pyeti ai, dhe ndërsa disa në audiencë brohorisnin, Trump tha: “Në rregull, do të kem telashe kur të kthehem në shtëpi.”/E.Ç