Foto/ Rama: Aeroporti i Tiranës do ketë shesh këmbësoresh dhe parkim të ri nëntokësor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aeroporti i Tiranës do të ketë një veshje të re, sipas kryeministrit Edi Rama, i cili ka ndarë edhe pamjet në rrjetet sociale.

Rama shprehet se do të ketë shesh të madh e të bukur këmbësorësh në hyrje-daljen e aeroportit, së bashku me një parkim të ri nëntokësor për mbi 1000 automjete.

“E gjeni dot çfarë është? Veshja e re spektakolare e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, e cila do ta mbështjellë të tërin si shembëlltyrën tërheqëse të Shqipërisë, Europës së Ballkanit. Një shesh i madh e i bukur këmbësorësh në hyrje-daljen e aeroportit, së bashku me një parkim të ri nëntokësor për mbi 1000 automjete, do të jenë së shpejti në dispozicion të udhëtarëve e turistëve, të cilët e kanë bërë aeroportin tonë, kampionin e rajonit, me rritjen më të lartë mes aeroporteve të Europës në vitet pas pandemisë”, shkruan Rama./E.S

Të fundit

Merr flakë ‘shtëpia e barit’ në Angli, pësojnë djegie te rënda 2 shqiptarë nga Tepelena

Një shtëpi në Shrewsbury Close, në zonën Bloxwich të Walsall ka shpërthyer në flakë duke lënë të plagosur katër...

Balla thirrje diasporës nga Selaniku: Ktheni zarfin e votimit brenda orëve të mbetura

Nga Selaniku, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla theksoi se një numër i konsiderueshëm bashkatdhetarësh ende nuk kanë marrë zarfin e...

Bëri burrë e grua për spital, arrestohet 21-vjeçarja në Has

Policia e Hasit ka vënë në pranga një të re, pas konfliktit për pronat të ndodhur dje në fshatin Pla. Policia sqaron se u...

PD shkresë misionit të OSBE-ODHIR, liston shkeljet me shpërndarjen e zarfeve në Greqi

PD i ka dërguar një shkresë KQZ-së dhe misionit të OSBE-ODHIR ku ka listuar, sipas tyre, shkeljet e konstatura me shpërndarjen e zarfeve në...

Sot seanca e 12-të për konstituimin e Kuvendit! A do të dalë Kosova nga ngërçi politik?

Për të dymbëdhjetën herë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të vazhduar seancën për konstituimin e përbërjes së nëntë nëntë parlamentare...

Lajme të tjera

Web TV