‘Kam qejf ta ha të gjallë’, Rama i përgjigjet Alizotit nga Librazhdi: Kam ardhur me frikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Takimin përmbyllës elektoral në Librazhd, kryesocialisti Edi Rama e nisi duke ironizuar Tomor Alizotin, i cili pak ditë më parë deklaroi se kryeministrin ‘kam qejf ta ha të gjallë’.

‘Kam ardhur me frikë’-tha Rama në këtë takim me ironi.

“Kam ardh me shumë frikë. Gati desh u ktheva mbrapsht se ka dal njëri këtej që do të na hajë gjallë. Nuk po e shoh gjëkundi atë. Sot kemi dhe takim të madh përmbyllës në Elbasan dhe ju falënderoj shumë që jeni kaq shumë këtu. Duke ju pa kaq shumë, edhe mua më del pak frika se ai kur thotë do hamë, ai ha me gjithë mend.

Sot dua t’ju marr pak kohë për t’ju bërë një pasqyrë të çfarë duhet mbajtur parasysh për Shqipërinë sot dhe çfarë do të bëjmë në vijim. Shpresoj dhe uroj durimin tuaj. Po hy në temë duke ju thënë që ky është një moment i rëndësishëm dhe duhet të përpiqemi që çdokush ka të drejtën e votës, edhe pse mund të jetë krejt në anën tjetër, të bindet se në 11 maj duhet të na bashkohet”-u shpreh Rama në nisje të fjalimit të tij./E.S

Të fundit

Sa nga anëtarët e NATO-s përmbushin objektivin e ri?

Të gjithë anëtarët e NATO-s tani arrijnë pragun minimal të shpenzimeve të mbrojtjes të vendosur nga aleanca. Polonia, Lituania,...

“Gaza, një nga episodet më të errëta” Sánchez: Përgjigja e Evropës ka qenë një dështim

Standardet e dyfishta të Evropës dhe Perëndimit mbi luftërat në Ukrainë dhe Gaza kërcënojnë të minojnë pozicionin e saj global, paralajmëroi kryeministri spanjoll, Pedro...

Qetësia në pavarësi: Fondi i pensionit në SIGAL si mundësi

Pavarësia financiare në moshën e pensionit nuk është e lehtë, por ajo pavarësi garanton qetësinë dhe mbarëvajtjen e moshës së tretë. Në Shqipëri vendimmarrjet e...

Rama: Vëzhgimi i shpendëve, atraksion turistik gjithnjë e më i dashur

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga zonat e mbrojtura, duke vlerësuar bukurinë e biodiversitetit që ofrojnë ato. “Buqetë pamjesh nga shpendët e ujit, protagonistë...

BIRN: KLP përfshihet nga debatet për drejtimin dhe buxhetin

“Prokurori Sokol Stojani akuzoi kryetaren e KLP-së, Mirela Bogdani se po e kthente Këshillin në agjenci udhëtimi dhe se kishte ushtruar presion ndaj administratës...

Lajme të tjera

Web TV