Merrni çadrat me vete, rikthehen rreshjet e shiut ne vendin tonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendi ynë këtë të martë do të jetë nën mbizotërimin e temperaturave relativisht të larta.

Depërtimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa do të vijojnë ndikimin e tyre në vendin tonë, duke sjellë alternim të kthjellimeve dhe vranësirave të cilat herë pas-here do të sjellin dhe reshje shiu më intensitet të ulët deri mesatar.

Në orët e pasdites dhe në vijim pritet një shtim i ndjeshëm të vranësirave në të gjithë vendin, shoqëruar me reshje shiu në të gjithë vendin dhe në veri lindje të vendit do të jenë në formë rrebeshi.

Temperaturat do të jenë në rritje të lehtë si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke u luhatur nga 8°C vlera minimale në zonat malore deri në 27°C vlera maksimale.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë deri në 55 km/h nga drejtimi Jugor./E.S

Të fundit

Lady Diana, princesha që la klasën e parë për të ndihmuar nënën me fëmijë tek ekonomiku

Lady Diana është lajm sa herë përmendet emri i saj, për gjithë thjeshtësinë dhe ngrohtësinë që shfaqte si princeshë....

Skandal financiar në Britani, nis hetimi për mashtrim në projektin gjigand HS2

Një hetim i thelluar është hapur në Mbretërinë e Bashkuar pas dyshimeve për mashtrim fiskal dhe keqpërdorim fondesh në një nga projektet më ambicioze...

Zbulohet lista: Kush janë futbollistët më të paguar të Botërorit të klubeve?

Leo Messi përfaqëson MLS-në në Botërorin e klubeve si lojtari më i paguar i kontinentit amerikan dhe është pjesë e listës së 20 futbollistëve...

Anija kozmike e Agjencisë Hapësinore sjell pamjet e para të polit jugor të Diellit

Videoja dhe imazhet e para të polit jugor të Diellit janë dërguar në Tokë nga anija kozmike Solar Orbiter e Agjencisë Hapësinore Evropiane. Imazhet...

Befasia e madhe nga Juventusi: 70 mln euro për sulmuesin më të kërkuar në Europë

Përveç klubeve të Premier League, në garë për Viktor Gyökeres futet seriozisht edhe Juventus. "Corriere dello Sport" raporton se Juventus, brenda pak ditësh do...

Lajme të tjera

Web TV