Rama thirrje emigrantëve: Mos prisni të vijë DHL-ja të marrë zarfet, por kthejini vetë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas takimit përmbyllës në Kavajë, kryeministri Edi Rama ka falënderuar qytetarët për atmosferën.

Në një videomesazh të postuar në Facebook, Rama u bëri sërish thirrje shqiptarëve të Greqisë që të kthejnë zarfet me votën, ndërsa theksoi se ka pasur një rritje të zarfeve të kthyera.

“Mos prisni të vijë DHL për të marrë zarfet, por kthejini vetë në pikën përkatëse”, ishte ky mesazhi i kryetarit të PS për shqiptarët e diasporës.

“Super Kavaja! Faleminderit atyre që ishin të pranishëm. Shumë bukur! Edhe një dritë e bukur, atmosferë e ngrohtë në atë bulevardin mesdhetar të Kavajës që është gjurma, një nga gjurmët që ne bëmë kur Kavaja na dha besimin dhe e nxorëm nga llumi i kënetës shumëvjeçare. Është shumë interesante, dy janë pikat të pa investuara, ose totalisht të lëna pas dore nga qeverisja e bufit, Tropoja dhe Kavaja. Kjo ka një shpjegim, të thjeshtë dhe të hidhur.

Ajo që dua të shtoj është se kemi progres shumë të mirë në Greqi. Po shkojmë drejt të rritjeje të zarfeve të kthyer. Bëj dhe njëherë thirrje që ‘mos prisni që të vijë DHL të marrë zarfet, por kthejini në pikën përkatës’e. Është pak mundim, por s’kemi çfarë bëjmë tani. Është një mundim shumë pa krahasimisht i vogël se gjithë mundimet që keni bërë në atë vend për të qenë këta që jeni sot. Ia vlen mundi i zarfit që ju të jeni zot në vendin tuaj, që nëse doni të jetë BE, vendi ynë i përbashkët. Shqipëria është atdheu ynë, por vendi ynë do jetë Shqipëria në BE.”, u shpreh ai. m.p.

Të fundit

Humbja e hidhur ndaj Cremoneses, Allegri takim me Igli Taren dhe drejtuesit e tjerë

Ditë e diel, por te Milani nuk ka pushim pasi ka shumë punë për të bërë. Kuqezinjtë u mposhtën...

Guvernatori kritikon Trumpin: Plani i tij për të dërguar trupa në Çikago është abuzim

Presidenti Donald Trump planifikon të dërgojë trupa në Çikago, gjë që përbën një “abuzim me pushtetin”, sipas guvernatorit demokrat të shtetit të Illinoisit në...

Igli Tares i dështon blerja, sulmuesi rikthehet në Gjermani

Boniface është rikthyer në Gjermani dhe nuk pritet të veshë fanellën e Milanit. Dyshohet se sulmuesi ka probleme fizike dhe është në një gjendje delikate. Stafi...

Shqiptari që vrau gruan në Greqi takon vajzën 18-vjeçare në gjykatë

Pandi Nakoleci, 40-vjeçari shqiptar që vrau gruan e tij Marjola Nakolecit, 36-vjeçe para fëmijëve të tyre në Volos u paraqit të dielës para gjykatës. Sapo mbërriti, gazetarët...

Britania nuk mund të jetë lojtar i madh global pa folur më shumë gjuhë

Nga Sophia Smith Galer Pavarësisht gjithë diskutimeve për të adresuar problemin, gjendja është përkeqësuar. Dhe kjo është e pafalshme kur mund të bëjmë kaq shumë. Shumë...

Lajme të tjera

Web TV