U rrëzua me parashutë në Himarë/ Policia merr masa ndaj Xhonatan Islamit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një incident i pazakontë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Himarë, ku Xhonatan Islami, i njohur si partneri i moderatores Roza Lati dhe i apasionuar pas sporteve ekstreme, u rrëzua gjatë një hedhjeje me parashutë. Ngjarja ndodhi vetëm pak minuta para se të niste një spektakël fishekzjarresh në qytet, duke shkaktuar shqetësim te të pranishmit.

Fatmirësisht, Islami ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe ka pësuar vetëm lëndime të lehta. Ai po trajtohet dhe gjendja e tij shëndetësore paraqitet e mirë

Roza Lati reagoi menjëherë pas lajmit me një mesazh qetësues në rrjetet sociale, duke shkruar: “Shëndosh e mirë. No panic. Nuk vritet Shqiponja kollaj.”

Megjithatë, pas vlerësimit të ngjarjes, Policia e Himarës ka nisur procedim penal ndaj Xhonatan Islamit për “ulje të rrezikshme dhe të papërgjegjshme në një zonë publike”. Materialet i janë referuar Prokurorisë, e cila pritet të vendosë për hapat e mëtejshëm ligjorë./e.t

Të fundit

Prenga: SHBA do ndërhyjë në Iran! Prençi: Mund të ketë përshkallëzim

Sulmet Izrael-Iran janë diskutuar edhe mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv. Ish zv/shefi i shtabit të...

Panik në aeroportin grek, avioni përplaset me objektin në pistë

Momente paniku përjetuan pasagjerët e një fluturimi të Ryanair nga Londra Stansted drejt Kalamatës, kur avioni u përplas me një pengesë në pistë gjatë...

Si e konsideron Shqipërinë Izraeli? Përgjigjet gjenerali izraelit

Gjenerali izraelit Amir Avivi në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Top Story” në Top Channel foli për konfliktin e armatosur me Iranin. Sipas Avivi, Izraeli...

Berat, Makina përfshihet nga flakët, zjarrfikësit shmangin përhapjen e zjarrit

Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në rrugën e Mimiasit, në fshatin Rroshnik të Beratit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30...

Imazhet satelitore, si e kanë dëmtuar sulmet e Izraelit reaktorin bërthamor iranian

Imazhet e reja satelitore me rezolucion të lartë të publikuara sot nga Maxar Technologies tregojnë dëme në kompleksin e reaktorit të ‘ujit të rëndë’...

Lajme të tjera

Web TV