850 mijë euro në fushatë, kush është deputetja që ka befasuar me reklamat në Facebook?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumë të vështira për t’u besuar janë arsyetimet financiare të mitingjeve në diasporë.

Partitë politike janë justifikuar me pritjen bujare të emigrantëve dhe disa fatura qiraje për ambientet, por harrohet deklarimi i shpenzimeve të udhëtimeve, flamujt, fletëpalosjet, reklamimet për njoftimet etj.

“Disa nga shpenzimet elektorale që janë bërë në diasporë, janë bërë përpara datës që ka filluar fushata. Ata nuk do të jenë te raportimet e fushatës zgjedhore, por te raportimet e vitit zgjedhor, nëse do të jenë. Shumë nga këto shpenzime, duke qenë në vende të huaja dhe me palë të treta, ka gjasa të mos reflektohen në financat e partive politike. Mendoj se do të ngelet një pikë e zezë, një proces i padeklaruar sa i përket fushatës zgjedhore,” u shpreh Arianita Brahaj, Drejtore e Open Data Albania.

Me ndryshimin e kohëve dhe traditës së fushatës, nga ajo tradicionale drejt asaj online, kanë ndryshuar dhe ndarjet e buxheteve. Rrjetet sociale kanë bërë “kërdinë” këtë vit. Në internet ka qenë një betejë e ashpër se kush është më dominuese dhe kush është më virali. Investimet e rrjeteve sociale janë më të matshme krahasuar me shpenzimet e tjera. Kompania menaxhuese e Facebook dhe Instagram, ka bërë transparencën e sponsorizimeve.

“Agron Shehaj është ai që është më i investuari online. Duke qenë se ka një kompani IT që menaxhon ads në Google, në Facebook, në njëfarë mënyre është ai i pari që e ka nisur këtë pjesën e menaxhimit online. Por dhe opozita nuk është pas, PD është një ndër më të investuarit online, PS ka zgjedhur një mënyrë ndryshe. Nuk ka vendosur buxhete për online, siç ka bërë PD, por ka investuar më shumë në banera të ndryshëm në portale të ndryshme lajmesh,” u shpreh eksperti i IT, Tomi Kallanxhi.

Disa nga shifrat ditore që kandidatët shpenzojnë duken të palogjikshme ekonomikisht. Në bisedën që realizuam me ekspertin e rrjeteve sociale, Tom Kallanxhin, disa ditë para transmetimit të dokumentarit, na bëri me dije listën e shpenzimeve vetëm në një hark 24 orësh.

“Unë po të marr një listë ditore. Sot ka harxhuar Belind Këlliçi, gati 2326 dollarë, Agron Shehaj, PD, Grigels Muçollari, PD, e lista me radhë. Dash Shehi, surprizë interesante,” u shpreh Tomi Kallanxhi, ekspert IT.

Lexo edhe :  Toka dhe shtëpia pa letra, avokati shpjegon hapat: Ja si t’i regjistroni!

Online nuk është përqafuar vetëm nga të rinjtë, por dhe nga personazhe tradicionalë të politikës si Dash Shehi. Ky i fundit synon rikonfirmimin në Kuvend përmes aleancës me Enkelejd Alibeajn. Megjithatë, Dash Shehi ka investuar shuma të papërfillshme krahasuar me të tjerët.

“I pari Agron Shehaj, 14k, 64 reklama të ndryshme. PDIU e dyta, Grigels Muçollari, top 3. Më shumë ads ka pasur Jorida Tabaku, 180 video të sponsorizuara, 168 ka pasur Gazmend Bardhi. Jorida këtë muaj, 3200 dollarë,” u shpreh eksperti i IT, Tomi Kallanxhi.

Një ndër emrat surprizë me sponsorizime të shumta është Jorida Tabaku. Kandidatja e Partisë Demokratike në listë të hapur në Tiranë u investua shumë fillimisht në rrjetet sociale, por më vonë pati një tërheqje, në momentin që shpenzimet e saj u kthyen në temë diskutimi në rrjet. Disa prej kandidatëve të këtyre zgjedhjeve nuk kishin dijeni se sponsorizimet e hedhura në Facebook ishin publike.

“Janë tërhequr, pasi shumica prej tyre nuk e kanë ditur që këto të dhëna janë publike. Mediat kanë tentuar t’i publikojnë. Ato të dhëna ruhen deri në 7 vite në serverat e Metës. Nëse deri para pak javësh Jorida Tabaku ishte në top 5, tani nuk është më në top 5 në politikë,” u shpreh Tomi Kallanxhi, ekspert IT.

Inside Story analizoi listën e shpenzimeve të kandidatëve në 1 muaj. Shifrat e shpenzuara nuk janë të ulëta, siç shihet dhe nga të dhënat. Nëse merren të gjithë kandidatët, shuma mendohet të kapë rreth 1 milionë euro.

“Flitet që është diku te 850k dollarë, por nuk mund të fshehim influencerat. Një shifër që nuk kuptohet,” u shpreh Tomi Kallanxhi, ekspert IT.

Vetëm online, partitë politike kanë shpenzuar thuajse sa është fondi i akorduar nga KQZ. Por, mbetet pa përgjigje investimi për të paguar influencerat, kontrata që shpesh janë informale. Një shembull konkret është ai i gazetarit Berat Buzhala që ka mbështetur haptazi Partinë Mundësia të Agron Shehajt. Buzhala e ka pranuar dhe vetë angazhimin e tij për Partinë Mundësia në një postim në rrjetet e tij sociale, sigurisht, pa treguar shifrat e sakta. m.p.

Të fundit

Preç Zogaj: Dy lajme nga jashtë me rëndësi të madhe brenda

Lajmi i parë ishte deklarata e Ambasadës Amerikane për zgjedhjet e 11 majit. E vonuar në krahasim me deklaratat...

Mori rrugën e pelegrinazhit, haxhiu shqiptar ndërron jetë dhe prehet në varrezat e Mekës

Haxhi Avdi Jusufi, një shqiptar besimtar nga Kosova, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotme teksa merrte pjesë në pelegrinazhin e Mekës dhe është varrosur...

VIDEO: Mori 7200 vota, Myslim Murrizi shton darkë për demokratët e Tiranës

Politikani i djathtë Myslim Murrizi ka shtruar darkë falenderimi për demokratët e Tiranës, të cilët e mbështetën me votë në zgjedhjet e 11 Majit....

“Kandidatë të opozitës janë kërcënuar nga bandat e Ramës në Shkozet”

E ftuar në emisionin "Off the Record" me Andrea Dangllin në A2 CNN, Ilirjana Kuçana, e cila ishte kandidate për deputete në listë të...

Aksident i rëndë në Kosovë! Ndërron jetë e reja 24-vjeçare

Një vajzë 24-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor që ka ndodhur në aksin Drenas–Skenderaj, konkretisht në fshatin Polluzhë...

Lajme të tjera

Web TV