Lapaj i përgjigjet Taulant Ballës: E keni provuar disa muaj, por nuk më shantazhoni dot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Adriatik Lapaj i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, ka zhvilluar një takim elektoral në Drenovicë të Beratit.

Lapaj nuk ka folur drejtpërdrejt për arrestimin e kandidatit për deputet Ergys Isufi, por thasë prej disa muajsh, kundërshtarët e tij e kanë sulmuar, pasi ai nuk pranoi të “blihej”nga ata. Ai tha se nëse një ditë vjen në pushtet, do të bëjë për fshatin atë që as imagjinohet.

“Ka muaj që kur shteti, pasi nuk më joshi dot, pasi e pa që unë nuk pranoj pazar, filloi baltën, dhunën, kërcënimet, inskenimet, për të ndalur nevojën për ndryshim të popullit tonë. Unë Adriatik Lapaj jam i pashantazhueshëm. Sikur të gjithë t’i kërcënonin, shtypni, kërcënoni, unë nuk bëj pas, përveçse po më morët jetën. Nuk jam Adriaku i vetes time, jam biri i popullit që kërkon të bëjë ndryshimin. Dhe këtu nga Drenovica zotohem se do ta shpartallojmë sistemin e bandave dhe do t’i sjellim paratë pranë vatrave tuaja. Nëse një ditë, falë bekimit tuaj, vijmë në pushtet, do të bëjmë për fshatin atë që as imagjinohet.”– tha ai.

Kujtojmë se Isufi është arrestuar në aksin rrugor “Borsh-Sarandë”, teksa ka qenë në automjet së bashku me një të mitur. Me vete iu gjet një sasi droge kokainë, të cilën dyshohet se e kishte marrë pasi ishte takuar me disa perona. Policia e ka ndaluar gjatë rrugës për në Borsh, ku pritej të zhvillohej një takim elektoral. Më pas, ai do të nisej drejt Tiranës për të marrë pjesë në takimin përmbyllës të fushatës që do të mbahet nga nisma “Nisma Shqipëria Bëhet “. m.p.

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV