Nën masa të rrepta sigurie, materialet zgjedhore mbërrijnë në bashkinë e Elbasanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore për bashkinë e Elbasanit, e cila është bërë në masa të rrepta sigurie.

Raportohet se materialet zgjedhore kanë mbërritur për dy nga katër KZAZ-të e bashkisë së Elbasanit.

Zgjedhjet e 11 majit do të zhvillohen ditën e dielë, për të përcaktuar parlamentin e Shqipërisë për 4 vitet e ardhshme dhe qeverinë e re.

Në Qarkun e Elbasanit sipas kryetarëve të KZAZ-ve masat konkrete që kanë marrë KZAZ-të janë masa të parashikuara në kodin zgjedhor dhe aktet nën ligjore të miratuara nga KQZ , të tilla si afishimi i listave te zgjedhësve në çdo qendër votimi, verifikimi i kushteve te çdo Qendre Votimi pë r te garantuar një proces zgjedhor sa më transparent në përputhje me parashikimet ligjore, emërimi i komisionerëve sipas propozimeve të subjekteve politike të cilët kanë të drejtën e propozimit të komisionerëve.

Aktualisht nga ana e KZAZ-ve është kryer marrja e bazës materiale nga KQZ dhe janë krijuar kushte të përshtatshme në të gjitha VNV -të për kryerjen e procesit të numërimit në perputhje me aktet ligjore dhe nenligjore.

Gjithashtu janë bërë trajnimet nga trajnuesit e caktuar nga KQZ-ja. Deri në mesditën e kësaj të mërkure janë marrë ne dorezim nga KQZ-ja vetëm një pjesë e materialeve siç janë kamerat vëzhguese për çdo qendër votimi dhe vetëm për dy nga katër KZAZ në bashkinë e Elbasanit nga shtatë bashki të Qarkut Elbasan kanë mbërritur të gjitha materialet zgjedhore. Gjithashtu është bërë montimi i monitoreve dhe kamerave në VNV.

Materialet e tjera të plota pritet që do të shpërndahen gjatë 48 orëve të ardhshme sipas grafikut të hartuar nga KQZ-ja. Përsa i përket masave të marra, policia e Shtetit në përputhje me udhëzimet e miratuara nga KQZ, ka marrë masat e nevojshme. Gjatë ditës së votimit në çdo qendër votimi do të jetë në gatishmëri një punonjës i policisë së shtetit, po kështu edhe vendi i numërimit të votave do të ruhet nga punonjesit e policisë së shtetit nga momenti i dorezimit të materialeve deri në mbylljen e procesit të numerimit, shpalljes së rezultatit dhe dergimin e materialeve në KQZ.

Lexo edhe :  Vrau në gjendje të dehur bashkëshorten, arrestohet shtetasi amerikan Brandon Saporito

Deri të Mërkurën , Qendrat e Votimit janë paisur me infrastrukturen e nevojshme si: ndricim, rrjet elektrit etj. Në bashkepunim me bashkinë Elbasan janë marrë masa për krijimin e të gjitha kushteve të nevojshme në të gjitha QV. Persa i perket bazes matriale teë QV-ve shperndarja do të bë het pas mberritjes së tyre nga KQZ-ja në çdo KZAZ. KQZ ka miratuar një fond të veçante për transportin e materialeve të votimit në KQV dhe nga KQV në KZAZ.

Ky fond administrohet nga KZAZ-të për të siguruar transportin e ketyre materialeve.Integriteti i mbarëvajtjes së këtij procedi është i siguruar sipas parashikimeve ligjore pasi pas mbylljes se votimit, kutia e votimit, pervecse nga anetaret e KQV-se, shoqerohet edhe nga nje punonjes i policise se shtetit.Deri në këtë moment të administrimit të procesit zgjedhor në Qarkun e Elbasanit nuk ka pasur sfida apo problematika që mund të cë nojnë mbarëvajtjen e procesit. Nga ana e KZAZ-ve janë marrë në dorezim VNV-të dhe janë krijuar të gjitha kushtet në bashkepunim me KQZ-në për procesin normal të numerimit të votave. Është hartuar një plan emergjence në bashkepunim me strukturat lokale dhe ato te rendit, per situata te paparashikuara si nderprerje energjie, incidente civile apo probleme me logjistiken./E.S

Të fundit

Listat e hapura po bëjnë kërdinë në terren, betejë e egër e kandidatëve brenda partisë

Në këtë fushatë nuk po flitet për programe, por po flitet për tepsi. Kjo metaforë, e futur në fjalorin...

VIDEO: Champions League, Parisi fiton edhe në shtëpi dhe shkon në finale kundër Interit

Parisi sonte e pati relativisht të thjeshtë të kualifikohet në finalen e Champions League. Pas fitores 0-1 në Londër, parisienët fituan 2-1 në shtëpi dhe...

Intervista, Rama ironizon Lapajn: Kur fut hundët në punët e qeverisë…

Kryeministri i vendit, Edi Rama, komentoi rastin e arrestimit të kandidatit të partisë “Shqipëria Bëhet” në Sarandë, i cili u kap me kokainë. Ai...

“Rama premton 2 kg fara kungulli mandatin që vjen”, Berisha: Jo më djepe bosh!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me qytetarët në Elbasan akuzoi Edi Ramën, se u premton të rinjve 2 kilogram fara kungulli...

Takimi në Tiranë, Agron Shehaj: Misioni ynë është të mos largoheni në emigrim

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, nga Tirana, u shpreh me tone të forta se rruga drejt ndryshimit të vërtetë në Shqipëri nuk ndalet...

Lajme të tjera

Web TV