Nga distanca personale tek mbështetja politike, Kryemadhi flet pa ‘doreza’ për Ilir Metën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në  një emision televiziv, sqaroi pse vendosi të dalë në mbështetje të Ilir Metës, edhe pse tashmë është ndarë me të.

Kryemadhi u shpreh se në aspektin moral dhe njerëzor kërkon votë për Ilir Metën dhe nuk i intereson aspak se çfarë thonë njerëzit.

“Mund ta kem gabim, aktet politike nuk mbarojnë. Në marrëdhënie me votën time nuk kisha ndërmend të bëja fushatë, por kur babai im doli në listë të hapur, më bëri të jap kontributin tim. Normalisht do të isha me opozitën, por në të tilla kushte vendosa kështu. Prandaj po kërkoj një votë për Ilir Metën, nuk më intereson se çfarë thonë njerëzit. Kujtimet janë më shumë të mira, kështu që në aspektin moral e njerëzor vendosa kështu, por edhe në aspektin politik.

Më parë kam bërë fushatë derë më derë. Njerëzit e kanë mendjen për të cilin votojnë, janë të qartë. Mbetet vetëm një 2%, që ndodh që edhe blihen. Tashmë po kërkoj votë për babain e fëmijëve të mirë, për ish-bashkëshortin dhe ish-presidentin e vendit tim. Kam konstatuar se votuesi është më i zhdërvjelltë dhe më i organizuar se vetë partitë. Një në 4 persona njëherë ka votuar LSI ose për Ilir Metën. Ka shumë emigrantë që kanë votuar sërish. Probabiliteti më i madh i blerjes së votës ka qenë në Greqi, sa i përket votës së Diasporës./e.t

Të fundit

Miratohet në parim marrëveshja me Serbinë për sigurimet shoqërore

Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim marrëveshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë për sigurimet shoqërore. Shqipëria ka nënshkruar një...

Veliaj nxjerr videon nga zyra një orë para se të arrestohej: Kemi disa punë…

Erion Veliaj i është bashkuar ‘modës’ së rrjeteve sociale nga burgu. Ai ka postuar një video, ku shfaqet brenda zyrës së tij në bashki, një...

Protestat në Los Angeles, Trump sulmon përsëri guvernatorin e Kalifornisë

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka kritikuar sërish Guvernatorin e Kalifornisë, Gavin Newsom duke e akuzuar për dështimin në mbrojtjen e qytetarëve dhe zbatimin...

Trafikimi i votave brenda PD, Aulon Kalaja: Vota ime u manipulua

Komisioni i Ankesave hapi sot 42 kuti të qarkut Dibër, rinumërimi i të cilave konfirmoi se kandidatët e PD-së kishin trafikuar votat e njëri-tjetrit. Lidhur...

“Prokuroria po heton atë që nxori videon, por jo atë që duhet ta ruante”

Vrasja e të miturit Martin Cani 8 muaj më parë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë tronditi mbarë opinionin publik. Ngjarja solli reagime të...

Lajme të tjera

Web TV