Akuza të reja kundër Princit Andrew, dalin regjistrime të bisedave me të mitur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një biznesmen amerikan me lidhje me familjen mbretërore britanike është regjistruar fshehurazi duke bërë akuza në lidhje me marrëdhënien e Princit Andrew me pedofilin milioner Jeffrey Epstein dhe duke e akuzuar atë për marrëdhënie intime me vajza të mitura.
John Brian, këshilltari i Dukës së Jorkut, pretendon se Princi Andrew e gënjeu për marrëdhëniet e tij me të miturit, sipas një videoje të publikuar dje nga O’Keefe Media Group (OMG).

Pas këtij grupi qëndron gazetari famëkeq dhe, për disa të tjerë, i famshëm amerikan James O’Keefe, organizata e mëparshme e të cilit, Project Veritas, u kritikua ashpër nga publiku, si dhe nga gjyqësori, për shkak të praktikës së dyshimtë etike të joshjes së zyrtarëve të ndryshëm të kompanisë në takime me vajza tërheqëse, me qëllim që të regjistronin atë që thonë pas disa pijeve.

Projekti Veritas është akuzuar gjithashtu për nxjerrjen e deklaratave nga konteksti dhe ndryshimin e plotë të kuptimit të tyre duke i prerë ato në copa.

Brian thotë se iu kërkua në heshtje të shkonte në “Royal Lodge”, rezidencën private të Princit Andrew, për t’i dhënë këshilla mbi “menaxhimin e krizave”, pas intervistës së Princit Andrew në BBC në vitin 2019.

Në një intervistë të mëparshme me New York Post, Bryan pohoi se familja mbretërore e solli atë për ta ndihmuar.

“Andrew ishte aq i shqetësuar sa nuk mundi të përqendrohej për më shumë se 40 minuta”, tha ai.

Sipas një raporti të mëparshëm nga tabloidi britanik Daily Mail, Brian pranoi gjithashtu se kishte hartuar një strategji PR prej pesë faqesh, duke e këshilluar Andrew-n të tregonte publikisht empati për viktimat e Epstein-it, duke ruajtur pafajësinë e tij. Në atë kohë, Brian e mbështeti publikisht princin, duke deklaruar: “Unë besoj se Princi Andrew është i pafajshëm”./e.s

Të fundit

Aksident në Gramsh, makina del nga rruga, plagosen 3 persona

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur në Sotirë të Gramshit. Fuoristrada në të cilën udhëtonin...

Konflikti i pronësisë, gruaja nga Lezha i hedh kundërshtares vaj makine në fytyrë

Një konflikt pronësie i pa zgjidhur nga organet shtetërore ka futur në sherr familjet në Dajç të Lezhës. Madje, një qytetare i ka hedhur kundërshtares...

Jennifer Lopez heq dorë nga martesa: E kam provuar disa herë dhe…

Të martën, më 15 korrik, këngëtarja e njohur Jennifer Lopez ka qënë duke performuar në koncertin e saj në Spanjë pjesë e turneut të...

Sarandë, policia gjen një pistoletë në çantën e dy të rinjve që u plagosën

Policia e Sarandës ka gjetur një armë zjarri në vendin ku u plagosën Ernest Lapaj dhe Gëzim Hoxhaj. Burime bëjnë me dije se arma...

E pazakontë! Lindin 8 foshnje të shëndetshme me ADN-në e 3 personave

Tetë foshnje të shëndetshme kanë lindur në Britani me ndihmën e një teknike eksperimentale që përdor ADN-në e tre personave, për t’i ndihmuar nënat...

Lajme të tjera

Web TV