Ngërçi në Parlamentin e Kosovës! Për të 13-ën herë, dështon sërish konstituimi i Kuvendit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka dështuar edhe përpjekja e 13-të për konstituim të Kuvendit të Kosovës.

Edhe në vazhdimin e së premtes, sikurse në katër të fundit, Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar që të ndërrojë formën e votimit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, nga e hapur në të fshehtë, por në mungesë të votave nuk ka arritur të formohet komisioni që duhet të mbikëqyrte këtë proces. Pro kanë votuar 56 deputetë e kundër 1.

Seanca e radhës është caktuar për të dielën në orën 10:00.

Seanca konstituive ka nisur më 15 prill dhe që nga atëherë kanë kaluar vetëm dy pika të rendit të ditës.

Ngërçi është krijuar te pika e tretë, që është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.

Edhe në seancën e së mërkurën, sikurse në tri të fundit, Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar që të ndërrojë formën e votimit, nga e hapur në të fshehtë, por në mungesë të votave nuk ka arritur të formohet komisioni që duhet të mbikëqyrte këtë proces.

Deputetë të PDK-së, të LDK-së, të AAK-së, Nismës Socialdemokrate dhe të Listës Serbe nuk morën pjesë në votimin për formimin e Komisionit zgjedhor, i cili do ta mbikëqyrte procesin e votimit të fshehtë për kryetar të Kuvendit. E pas ndërprerjes së punimeve, përfaqësues të të dy taborëve politikë akuzuan njëri-tjetrin për ngërçin.

Në katër vazhdimet e fundit të seancës konstituive të Kuvendit, propozimi i LVV-së për Albulena Haxhiun kryeparlamentare nuk është nxjerrë në votim, pasi kryesuesi, Avni Dehari, i ka ndërprerë punimet menjëherë pas dështimit që të formohet komisioni për zhvillimin e votimit të fshehtë./Koha.net/e.s

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV