Sa mandate do të sigurojë?/ Berisha: Unë s’parashikoj numra dhe përqindje! S’jam profet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryedemokrati Sali Berisha është i ftuar të premte në emisionin Top Story në Top Channel.

I pyetur se sa mandate parashikon të sigurojë në zgjedhjet e 11 majit, ai u shpreh se ka një ligj të brendshëm, ku nuk parashikon numra dhe përqindje, por një gjë e ka të sigurt, fitoren.

Berisha: Unë kam një ligj të brendshëm, nuk parashikoj numra dhe përqindje, unë veten profet nuk e konsideroj, s’mund të gjesh që të kem thënë se do fitoj kaq për qind, ajo që ndjej unë të sigurt është fitorja. Unë nuk di ndonjë qark që unë nuk jam në avantazh, kudo që kam shkuar kam ndjerë një klimë shumë të favorshme, kur nisa takimet në diasporë dhe u prita me entuziazëm mendova këta e kanë se janë larguar nga Shqipëria dhe e kanë të brendshëm këtë mallin, fushatat që ti bën kur je në qeveri dhe kur je në opozitë, se di të ketë si kjo, shumë mikpritëse dhe një fushatë në të cilën programi është pëlqyer më shumë se kurrë. Në 2005 unë dola me taksën e ulët dhe të sheshtë biznesmenët thonin jo s’ka rëndësi./e.t

Të fundit

Si shpjegohet aleanca e një pjese të PD-së me mazhorancën?

Edi Rama duket ka avancuar me afrimin e një grupi tjetër demokratësh të Vlorës në kuadrin e qeverisjes vendore...

Porositë e Ramës: “Kujdes! Nuk dua që Tirana të bëhet si Vlora. Keni dy javë afat…”

Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e sotme një takim me deputetët e PS-së, aktualë dhe ata të dalë nga zgjedhjet e 11 majit, si...

Kroacia thirrje qytetarëve: Mos kaloni në Serbi, vend i rrezikshëm!

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Kroacisë u ka rekomanduar shtetasve të saj që t'i shtyjnë të gjitha udhëtimet jo të domosdoshme...

Milan mbetet duarbosh, kryegolashënuesi i Italisë joshet nga milionat e Arabisë Saudite

Pas refuzimeve të Dybala, Kean dhe Orsolini, skuadra arabe e Al-Qadsiah po synon transferimin e sulmuesit të kombëtares italiane Mateo Retegui. Sipas “Sky Sport”, një...

U vuri flakën mbeturinave në Jallë të Nartës, arrest me burg për Eduart Ismailajn

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Eduart Ismailajn, 38 vjeç, i dyshuar për zjarrvënie në zonën e Jallit...

Lajme të tjera

Web TV