“Dënimi im politik”/ Salianji: Do e mundja Ramën kudo

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar edhe njëherë në A2 për vendimin e gjykatës, duke e cilësuar atë si një dënim politik me qëllim që ai të pengohej nga pjesëmarrja në fushatën elektorale.

“Nuk blihem dot nga kundërshtari. E kam mundur Edi Ramën dhe sojin e tij në Korçë, në Kavajë e kudo ku më është dhënë përgjegjësi politike dhe do ta mundja njësoj edhe në Elbasan,” u shpreh Salianji.

Sipas tij, dënimi është qartazi politik dhe i paprecedentë në Shqipëri për këtë vepër penale.

“Qëllimi ishte izolimi dhe pengimi im për të bërë fushatë. Për këtë vepër, nuk ka pasur asnjë rast tjetër që është dënuar me burg,” shtoi Salianji.

Ai theksoi gjithashtu se është hera e parë që një deputet gjykohet nga gjykatat e zakonshme, dhe se qëllimi kryesor ka qenë marrja e mandatit dhe ndalimi i kandidimit. “Duke qenë se gjykata nuk dha dënim plotësues për të më ndaluar funksionet publike, u përdor artifici i burgosjes për të më mbajtur larg betejës,” përfundoi ish deputeti. /e.t

Të fundit

Bisedimet mes Izraelit dhe Hamasit për armëpushim përfundon pa marrëveshje

Raundi i parë i bisedimeve të tërthorta për një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit ka përfunduar pa ndonjë përparim...

Tre ditë pas dorëheqjes së 21 drejtorëve, kryeministri Rama sërish në Bashkinë Vlorë

Rreth katër ditë pas vizitës “blic” në Bashkinë e Vlorë, kryeministri Edi Rama ka vendosur që këtë të hënë të zhvillojë përsëri një vizitë...

7 korrik 1865 – Ekzekutimi i komplotistëve në vrasjen e Abraham Linkolnit

Më 7 korrik 1865, vetëm tre muaj pas vrasjes tronditëse të Presidentit Abraham Lincoln, katër prej personave të përfshirë në komplotin që çoi në...

Moti i keq ‘godet’ Italinë veriore/ Alarm në 12 rajone

Pas ditësh me temperatura përvëluese, një stuhi goditi Italinë veriore pasditen e së dielës, duke shkaktuar një viktimë në Milano dhe dëme të shumta...

Shefi i NATO-s paralajmëroi luftën e madhe, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar këtë fundjavë se Lufta e Tretë Botërore do të nisë me sulme të njëkohshme nga Xi Jinping...

Lajme të tjera

Web TV