Zyrat e “IdentiTek” të hapura edhe ditën e shtunë, qytetarët mund të tërheqin dokumentet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Brendshme njofton se zyrat e shpërndarjes së kartave të identitetit do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, datë 10 maj 2025.

Ky vendim është marrë nga shoqëria “IdentiTek”, me qëllim për t’u ardhur në ndihmë shtetasve që nuk kanë mundur të tërheqin dokumentet në kohë. Zyrat e aplikimit të “IdentiTek” do të jenë të hapura nga ora 09:00 deri në orën 14:00 për tërheqjen e kartave.

Këto ditë është konstatuar një fluks i shtuar aplikimesh nga shtetasit, të cilëve u kanë skaduar afatet e vlefshmërisë së dokumenteve të identitetit, e nxitur kjo edhe për shkak të procesit të zgjedhjeve të përgjithshme.

Qeveria miratoi gjithashtu Aktet Normative që çdo shtetas të votojë, edhe në rast se dokumenti biometrik që zotëron, është me afat të skaduar. Këto masa merren me qëllim që të garantohet mbarëvajtja e procesit zgjedhor dhe çdo shtetas të ushtrojë të drejtën e votës pa asnjë pengesë./e.s

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV