Cili është qyteti me banorët më të lumtur në botë? Publikohet lista e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Indeksi i Qyteteve të Lumtura rikthehet me edicionin e gjashtë dhe qytetet në të gjithë planetin janë vlerësuar sipas gjashtë faktorëve kryesorë. Një qytet me njerëz të lumtur do të ketë gjithmonë një kuptim të ndryshëm për një pesëvjeçar, i cili mund të dojë vende për të luajtur e mundësi për të kaluar kohë me prindërit, krahasuar me një student, një profesionist ose një qytetar të moshuar, që të gjithë kanë nevoja dhe pritshmëri specifike.

Prandaj, nuk është e drejtë të caktohet një qytet i vetëm si lider. Eshtë më e përshtatshme të përzgjidhet një grup qytetesh të cilat janë të përkushtuara për kultivimin dhe rritjen e lumturisë, ku arsimi, politikat gjithëpërfshirëse, ekonomia, lëvizshmëria, mbrojtja e mjedisit, zonat e gjelbëruara dhe inovacioni, nuk janë vetëm komponentë të rëndësishëm të politikave zyrtare, por janë të dukshme në zgjidhjet e zbatuara. Këto zgjidhje duhet të jenë të prekshme për banorët dhe të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së tyre.

Indeksi i Qyteteve të Lumtura (Happy City Index), në edicionin e gjashtë, vlerëson qytetet botërore duke u bazuar në faktorë të ndryshëm si mirëqenia e qytetarëve, qeverisja, mjedisi, ekonomia, shëndeti dhe lëvizshmëria. Qytetet janë klasifikuar në kategori të ndryshme, duke ofruar një pasqyrë të qartë se cilat janë më të lumtura dhe ofrojnë përvoja më të pasura dhe miqësore për banorët dhe vizitorët.

Në krye të renditjeve në kategorinë “e artë” dhe duke fituar titullin e qytetit më të lumtur në planet ndodhet Kopenhageni. Kryeqyteti danez mori gjithsej 1039 pikë, duke performuar veçanërisht mirë falë “angazhimit ndaj arsimit dhe inovacionit, një kulture të fortë të arsimit, përkushtimit ndaj kërkimit dhe zhvillimit e një demokracie aktive dhe pjesëmarrëse”.

Lexo edhe :  3 shenja që tregojnë se je i/e mbrojtur shpirtërisht

Keni dëgjuar për “hygge”? Eshtë një koncept danez, të cilin faqja zyrtare e internetit e vendit e përshkruan si “të marrësh kohë larg nxitimit të përditshëm për të qenë së bashku me njerëzit e dashur ose edhe vetëm për t’u çlodhur e për të shijuar kënaqësitë e jetës”. Kjo mënyrë jetese ka shumë të bëjë me arsyen pse popullsia e Kopenhagenit është kaq e gëzuar.

Disa shembuj përfshijnë një piknik në muajt e verës ose ngrohjen pranë zjarrit në dimër. Për të mësuar më shumë, mund të shkoni në Muzeun e Lumturisë në Kopenhagen (Po, qyteti vërtet ka një muze të tillë). Në vendin e dytë u rendit Zyrihu me 993 pikë dhe i treti Singapori me 979. Në njëzetë vendet e para, 15 janë qytete europiane.

Qytetet më të lumtura në botë:

Kopenhagen, Danimarkë
Zyrih, Zvicër
Singapor
Aarhus, Danimarkë
Antwerp, Belgjikë
Seul, Koreja e Jugut
Stokholm, Suedi
Taipei, Tajvan
Mynih, Gjermani
Roterdam, Holandë
Vankuver, Kanada
Vjenë, Austri
Paris, Francë
Helsinki, Finlandë
Aalborg, Danimarkë
Berlin, Gjermani
Nju Jork, SHBA
Dresden, Gjermani
Bruksel, Belgjikë
Gjenevë, Zvicër

Të fundit

Shqiptarët mendjen te zgjedhjet, Ambasada Amerikane bën njoftim për atë që s’e prisnim

Teksa e gjithë vëmendja është tek procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Ambasada Amerikane...

Tendencat kryesore të mirëqenies për vitin 2025

Në vitin 2025, mirëqenia nuk ka të bëjë më vetëm me meditimin dhe smoothie-t jeshilë. Ajo është bërë shkencore, holistike dhe hiperpersonalizuese. Nga stimulimi...

Vëzhguesi i OSBE-ODIHR: Ky vend nuk shkon në BE me këto zgjedhje

Vëzhguesi i OSBE-ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Michael Gahler, ka deklaruar se Shqipëria nuk do të futet në Bashkimin Europian kështu siç...

Përfundon numërimi në Bashkinë e Finiqit, PS kryeson me 2511 vota

Ka përfunduar numërimi i votave në Bashkinë Finiq ndërsa nga rezultati i publikuar Partia Socialiste kryeson me 2511 vota. Partia Demokratike rezulton se ka marrë...

“E kanë marrë peng Gaz Bardhin?” Arjan Curri i bën pyetjen e sikletshme zyrtarit demokrat

Analisti Arjan Curri gjatë maratonës zgjedhore në Top Channel ka pyetur zëdhënësin demokrat të fushatës, Andi Mustafaj, për Gaz Bardhin. Arjan Curri: Keni informacion për...

Lajme të tjera

Web TV