Giro d’Italia/ Kalimtari futet në rrugë, çiklisti përplaset! De Biasi ndjek nga larg

Një tjetër incident është regjistruar sot në etapën e dytë të “Giro d’Italia” që po zhvillohet në Tiranë.

Pranë ‘Myslym Shyrrit’ një çiklist u përplas me kalimtarin në rrugë. Ky i fundit kaloi rrethimin për të kaluar në krahun tjetër të rrugës.

Ndërhyrja e policisë ishte e menjëhershme, duke ndaluar kalimtarin që theu rregullat.

Ndërkohë, Gianni De Biasi, ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit (2011-2017), ndodhet sot në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku po ndjek nga pranë Etapën e Dytë të “Giro d’Italia”. Trajnerit italian nuk mund t’i humbiste ky shans për një vizitë në Shqipëri. m.p.