I bëri pritë poshtë shtëpisë, i riu plagos me thikë policin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e djeshme në Greqi pas plagosi me thikë një oficer të policisë pranë shtëpisë së këtij të fundit.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë banesës së oficerit të policisë në Halkidiki, teksa 22-vjeçari i kishte ngritur pritë duke e sulmuar disa herë me thikë.

Siç raportohet në mediat greke, kjo nuk është hera e parë që i riu shqiptar i ngre pritë oficerit të policisë. Shqiptari është i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike, aktivitet të paligjshëm që e ushtron në Greqi, por mes tij dhe oficerit të plagosur nu ka pasur asnjë lidhje direkte.

Dëshmitarët tregojnë se ai kishte pritur disa herë oficerin dhe më pas ka nxjerrë një thikë, duke e goditur. Oficeri, i cili është një njeri familjar dhe banor i përhershëm i Halkidikisë, u transportua menjëherë në Spitalin e Poligjiros me lëndime të lehta.

Pas ngjarjes, 22-vjeçari shqiptar u arrestua dhe akuzohet për plagosje të rëndë dhe shkelje të ligjit për armët. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur më tej rrethanat e sulmit. m.p.

Të fundit

A do kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Shehaj

Në një analizë mbi mundësitë e opozitës në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Agron Shehaj u pyet në  një...

Italia fali zyrtarisht atentatorin turk të Papës

  Në vitin 2000, kur Italia fali zyrtarisht Ali Mehmet Agcën, atentatorin turk që kishte qëlluar Papa Gjon Palin II në Sheshin e Shën Pjetrit...

Humbi fluturimin e ‘Air India’ për shkak të trafikut, rrëfehet gruaja: Ndihem me fat

Një grua ka shpëtuar për pak nga tragjedia pasi humbi avionin Air India AI171 vetëm 10 minuta para nisjes, një fluturim që përfundoi në...

Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend

Një 43 vjeçar është rrëzuar në banesë dhe ka humbur jetën në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 1 të qytetit. Ambulanca ka shkuar në vendin...

Midis trillimit dhe realitetit

Nga Ben Andoni A shpërdorohen rregullisht zgjedhjet tek ne?! Pse përdoret rëndom çdo aset i partisë në fuqi për të fituar? Pse nuk i pranon...

Lajme të tjera

Web TV