Një ditë para zgjedhjeve, Rama takohet me vëzhguesit e OSBE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa na ndajnë pak orë nga 11 Maji, dita e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar një takim me vëzhguesit e OSBE në Tiranë. Newsbomb.al ka siguruar foto nga takimi i Edi Ramës me vëzhguesit e OSBE/ODIHR, në ambientet e Hotel Plaza në Tiranë.

Në takim ishin të pranishëm Koordinatorja Speciale e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për zgjedhjet në Shqipëri, Farah Karimi, Kreu i Delegacionit të AP të OSBE-së, Björn Söder dhe Koordinatori i EPP në Parlamentin Europian, Michael Gahler.

Tema e diskutimit me siguri ka qenë në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 11 Majit që do të mbahen ditën e nesërme.

Sot Shqipëria është në heshtje zgjedhore ndërsa të dielën e 11 Majit, shqiptarët do t’i drejtohen kutive të votimit. Procesi i votimit nis ditën e nesërme, datë 11 Maj, në orën 07:00 dhe mbyllet në orën 19:00.

Mësohet se që prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të shtune, prokurorët e Prokurorisë së Posaçme kanë zbarkuar në 12 qarqet e vendit, teksa sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se po shoqërohen nga agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit. m.p.

Të fundit

Do të luajnë në shtator dhe në tetor, Kombëtarja kuqezi drejt 2 miqësoreve

Pas përballjeve zyrtare në kuadër të kualifikueseve për Botërorin 2026, Kombëtarja shqiptare pritet të zhvillojë dy ndeshje miqësore në...

Makina futet kundravajtje në autostradë/Një i vdekur dhe 5 të plagosur, mes tyre 3 fëmijë

Një aksident i rëndë rrugor ndodhi të dielën në mëngjes, pak para orës 05:15, në autostradën A22 të Brennerit në Bolzano të Italisë, ku...

E rëndë në Kurbin, i riu dhunon dhe bën për spital të moshuarin

Autoritetet kanë arrestuar një 33-vjeçar, i cili pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta një 70 vjeçar. Ngjarja ka...

2750 km me vrap nga Anglia në Shqipëri, sfida e ‘çmendur’ e Seb Ponarit

Nga Cambridge në Tropojë, 2750 km në 40 ditë të bëra në këmbë duke vrapuar, kjo është sfida e çmendur e ndërmarrë nga Seb Ponari, shqiptari nga...

Gjatë natës shkëmbime raketash, ditën në plazh, jeta normale vijon në Tel Aviv

Në plazhet e Tel Avivit, jeta rrjedh me një normalitet të dukshëm, pavarësisht konfliktit të armatosur të vazhdueshëm me Iranin. Ka nga ata që ecin...

Lajme të tjera

Web TV