Parkimet me pagesë në Tiranë kthehen në investimet më me leverdi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çmimet e larta si të shitjes dhe ato të qirave, e kanë bërë të leverdishëm biznesin e parkimit. Koha e kthimit të investimit nga qiraja ditore llogaritet 5 vjet. Koha e kthimit të investimit zgjat deri në 12 vjet me qira mujore.

Rreth 70-80% e blerjeve për parkim, sipas Kryetarit të Shoqatës së Ndërtuesve, Erjon Harizi, bëhen nga vetë banorët e pallateve të reja, që duan të sigurojnë një vend parkimi personal.

“Por një pjesë gjithnjë e më në rritje, sidomos në zonat elitare, përbëhet nga individë ose biznese që i blejnë për qëllime investimi, sidomos për t’i dhënë me qira. Kthimi i investimit nëpërmjet qirasë ditore llogaritet në një afat maksimal prej 5 vitesh. Me qira mujore, kthimi zgjatet në 10-12 vjet”.

Mënyra më e zakonshme është dhënia me qira mujore, sipas z. Harizi, me çmime që variojnë sipas zonës, nga 50 deri në 150 euro/muaj.

Në zona si ish-Blloku, qiratë mujore mund të arrijnë edhe në 200 euro në raste specifike (garazhe të mbuluara me akses të siguruar).

“Ndërsa qiratë ditore janë më pak të zakonshme, por përdoren pranë institucioneve, spitaleve apo zyrave (p.sh., pranë QSUT ose në Rrugën e Elbasanit), me çmime që variojnë nga 300 deri në 800 lekë/ditë, duke siguruar kthim më të shpejtë të investimit.

Nëse një vend parkimi jepet me qira ditore, me një çmim mesatar prej 500 lekësh në ditë dhe është i zënë rreth 20 ditë në muaj, mund të gjenerojë deri në 120,000 lekë të ardhura në vit”, thotë z. Harizi nga Shoqata e Ndërtuesve.

Bashkia e Tiranës pritet të arkëtojë 6,6 milionë euro në 2025 nga tarifa e parkimit

Lexo edhe :  Paga mesatare zbret në 82 mijë lekë për periudhën janar-mars. Renditja sipas profesioneve

Për vitin 2025, të ardhurat e pritshme për arkëtimin e tarifës së parkimit do të jenë 647 milionë lekë, 6,6 milionë euro, apo rreth 4% më shumë se plani i 2024-s.

Parashikimet për arkëtimin e tarifës në vitet 2025-2027 janë paraqitur në Programin Buxhetor Afatmesëm.

Edhe në dy vitet në vijim, të ardhurat e Bashkisë së Tiranës nga arkëtimi i tarifës së parkimit parashikohen të rriten mesatarisht me 4% nga shtimi i kontratave të reja dhe atyre ekzistuese, në përkatësisht në 665,7 milionë lekë në vitin 2026 dhe 698,9 milionë lekë në vitin 2027.

Parashikimi i të ardhurave të realizuara nga tarifat e parkimit nga “Tirana Parking” për vitet 2025-2027 për parkimin në rrugë është bërë duke marrë parasysh kapacitetin e rrugëve me tarifim, të cilat nga numërimi faktik në terren rezultojnë të jenë 2,305 vende parkimi me pagesë. /Monitor.al

Të fundit

Horoskopi ditor, 18 Qershor 2025

Dashi Gjatë kësaj të mërkure duhet të shmangni tensionet dhe kompromiset, ndaj duhet të tregoheni të kujdesshëm. Ata që kanë...

“Mos ma shit këtë lojtar!” Xabi Alonso i bën një kërkesë Perezit

Përveç transferimeve të bujshme që Real Madrid ka bërë deri më tani, duke qenë klubi më aktiv në merkato, klubi madrilen do bëjë edhe...

Murtaja vrau mbi 1 mijë bagëti, sëmundja kalon në 6 bashki

Fermave shqiptare i mungojnë 1082 dele dhe dhi si pasojë e infeksionit të murtajës së rumimantëve të vegjël. Edhe pse Ministria e Bujqësisë ka marrë...

5-mujori: Zgjedhjet ‘kursyen’ 128 mln €, u shpenzuan 2.6 mld euro

Zgjedhjet elektorale të 11 majit kanë frenuar investimet publike në vend. Shifrat e Ministrisë së Financave tregojnë se në 5 muajt e parë të...

Sinjale spastrimesh nga viroza e Berishës?

YLLI PATA - Mungesa e një buletini shëndetësor mbi virozën e Sali Berishës, kanë sjellë përveç vakumit, edhe disa zëra që duket jo krejt...

Lajme të tjera

Web TV