Sa zgjedhës do të votojnë në secilin qark?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eduard Zaloshnja 

Mbi 3.71 milionë shtetas shqiptarë e kanë të drejtën e votimit në zgjedhjet e 11 majit (sipas listës përfundimtare të zgjedhësve të publikuar nga KQZ). Por pothuaj 1.6 milionë prej tyre nuk e kanë dërguar votën me postë nga emigracioni, duke mos ia krijuar kështu vetes mundësinë për ta ushtruar të drejtën kushtetuese të votimit si shtetas shqiptarë në moshë për votim.

Nga ana tjetër, rreth 1.93 milionë zgjedhës banojnë në Shqipëri (popullsia 18 vjeç e sipër sipas INSTAT). Dhe këta e kanë mundësinë konkrete për të votuar – mjafton të shkojnë në qendrat e votimit përkatëse të tyre, e ta hedhin votën për këdo që preferojnë.  Mundësinë konkrete për të votuar e kanë shfrytëzuar edhe rreth 200 mijë zgjedhës në emigaracion (11.2% e totalit në emigracion), përmes dërgimit të votave me postë.

Për krahasim, në zgjedhjet e vitit 2013 (kur u arrit pjesëmarrja më e lartë e votuesve të këtushëm në mijëvjeçarin e ri), ishin në listën e zgjedhësve rreth 3.27 milionë shtetas në moshë për votim, nga të cilët rreth 2 milionë banonin në Shqipëri (prej tyre, rreth 1.75 milionë votuan).

Dhe si janë të shpërndarë sipas qarqeve rreth 2.13 milionë zgjedhësit me mundësinë konkrete për të votuar?

Të dhënat e detajuara të INSTAT-it dhe KQZ-së sipas qarqeve na japin mundësinë të llogarisim numrat për çdo qark, ku Tirana, Fieri, Elbasani dhe Durrësi rezultojnë katër qarqet me numrin më të madh të zgjedhësve me mundësinë konkrete për të votuar (shihni Tabelën 1 më poshtë).

Po sa nga zgjedhësit me mundësinë konkrete për të votuar, pritet të votojnë?

Në zgjedhjet e fundit parlamentare votuan rreth 1.66 milionë zgjedhës të këtushëm (kufijtë u mbyllën prej Covid-19 për votuesit nga jashtë). Ndërkohë, sipas INSTAT, banonin këtu atëherë rreth 1.97 milionë zgjedhës. Domethënë, rreth 84% e zgjedhësve të këtushëm votuan.

Lexo edhe :  Politikanët shqiptarë janë shqiptarë deri sa të bëhen ministra!

Aktualisht, nga sondazhet më të fundit rezultonte se rreth 85% e të anketuarve të këtushëm do të votjnë në rang kombëtar. Në qoftë se aplikojmë këtë përqindje kombëtare për zgjedhësit e këtushëm sipas shpërndarjes së pjesmarrjeve nëpër qarqe të 2021-shit, rezulton se rreth 1.64 milionë zgjedhës të këtushëm mund të shkojnë të votojnë. Ndërsa nga emigracioni, rreth 200 mijë i kanë dërguar votat me postë. (Vetëm pas mbylljes së votimit nesër do ta mësojmë numrin e saktë të zarfeve të mbërritura në KQZ).

Duhet mbajtur parasysh se sondazhet kanë një marzh gabimi statistikor. Pra, shifra reale e pjesëmarrësve mund të luahtet rrotull shifrës së mësipërme. Gjithashtu, duhet mbajtur parasysh se jo pak votues do të ngatërrohen me fletët e ndërlikuara të votimit si fletë gazete, e kështu jo pak vota të tyre mund të rezultojnë të pavlefshme (5% dolën të pavlefshme në zgjedhjet e fundit parlamentare).

Përmbledhtas, votat e vlefshme në total mund të jenë diku rreth shifrës 1.77 milionë. /e.t

Të fundit

Rubini turpërohet në Moskë, Daku shkëlqen me golin e 5-të radhazi

Disfata e Rubinit në Moskë, përballë CSKA-së që u shënoi pesë golave miqve nga Kazani, nuk e ka sfumuar...

Dhunohet brutalisht operatori polak në Përmet, akuzon rivalët

Operatori i një guide turistike polake, c, ka denoncuar publikisht me më 2 gusht është dhunuar brutalisht nga stafi i një agjencie udhëtimi rivale. Ngjarja...

“Kushtetuesja” merr vendimin, ja çfarë do të ndodhë me Kuvendin e Kosovës

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim që deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të zgjedhin kryeparlamentarin përmes votimit të hapur. Kushtetuesja ka konstatuar se...

Nga Velipoja drejt ish-Jugosllavisë me not në kujtesë të të rinjve që sfiduan komunizmin

Shtatë notarë zgjodhën të përshkojnë me not një distancë rreth 5 km deri në derdhje të Bunës në përkujtim të dhjetëra djemve e vajzave...

Mbi 200 vdekje nga uria në Gaza, 1 milion banorë pritet të shpërngulen

11 vdekje të tjera si pasojë e urisë janë raportuar në Gaza, sipas ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamas. Kjo e çon në...

Lajme të tjera

Web TV