Një video mahnitëse është shfaqur online, duke treguar një anakondë gjigante që zvarritet nëpër një përrua në pyjet e Amazonës. Pas përhapjes virale të pamjeve, shumë vetë ngritën pikëpyetje mbi vërtetësinë e tyre. Videoja, e cila duket se është filmuar nga një helikopter, tregon gjarprin masiv duke lëvizur nëpër një zonë ujore të rrethuar nga gjelbërimi i dendur.
Një përdorues në X (ish-Twitter) e publikoi videon me mbishkrimin: “Sërish, një anakondë e madhe është parë në pyjet e Amazonës.”
Ndërsa disa shikues dyshuan nëse videoja ishte krijuar me ndihmën e inteligjencës artificiale, të tjerë mbetën të habitur nga kjo pamje e rrallë./e.s
एक बार फिर से अमेजन के जंगलों में बड़े एनाकोंडा सांप को देखा गया। pic.twitter.com/ssn0AjihQB
— Dr. Sheetal yadav (@Sheetal2242) May 8, 2025