Flamur Noka urdhëron komisionerët: Asnjë votë e Greqisë nuk do të numërohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Flamur Noka, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, ka mbërritur në prag të mesnatës në Parkun Olimpik në Tiranë, aty ku janë grumbulluar votat e diasporës.

Në një video të siguruar nga A2 CNN, Noka dëgjohet teksa ju drejtohet komisionerëve të PD-së duke i thënë që nuk do të numërojnë asnjë votë të emigrantëve nga Greqia. “Le të merret KQZ-ja me to”, dëgjohet të thotë Noka.

Tensionet shoqëruan për disa momente ambientet e parkut olimpik, ku përfaqësuesit e mazhorancës akuzuan administratën e KQZ, por edhe numëruesit e PD për bllokim të procesit.

Taulant Balla u shpreh se numëruesit nuk mund të kontestojnë zarfet, por fletët e votimit kur të nis procesi pasi deri më tani, po bëhej ndarja e zarfeve B nga që përmban adresën e zgjedhësit me zarfin A që përmban fletën e votimit.

Balla u shpreh se aktet e numëruesve përbejnë vepër penale që dënohet me burg, ndërsa përfaqësuesi i PD, Marash Logu u shpreh se opozita nuk gëzon besimin te procesi i votimit nga jashtë në shtetin e Greqisë. m.p.

Të fundit

Proda pret diplomatin e Kinës/ Luftë kundër krimit të organizuar mes 2 vendeve

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, priti në një takim zyrtar Ministër-Këshilltarin e Ambasadës së Kinës në...

Hekurudha Durrës-Rrogozhinë, BERZH miraton huanë 30 milionë euro

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim  do të mbështesë ndërtimin dhe elektrifikim e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë. Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare ky...

Alarm në Kinë! Mbi 7,000 të infektuar me virusin ‘chikungunya’

Në provincën Guangdong të Kinës janë raportuar mbi 7,000 raste të virusit ‘chikungunya’, i cili transmetohet nga mushkonjat. Qyteti Foshan është më i godituri, ku...

BE kundër planit të Netanjahut për pushtimit e Gazës

BE-ja ka kundërshtuar ndryshimet territoriale ose demografike në Gaza, qëndrim ky në përgjigje të planeve të Kryeministrit izraelit Netanyahu, i cili ka vendosur për pushtimin...

Me Trumpin që sjell kaos, një pyetje për Demokratët amerikanë: kur do mësoni ndonjëherë?

Timothy Garton Ash Asgjë nuk është më e padurueshme sesa dikush që thotë: “Ta thashë”; prandaj ju lutem më falni që do të jem i...

Lajme të tjera

Web TV