Gonzato nga Durrësi: Ecuria e zgjedhjeve, e rëndësishme për procesin e anëtarësimit në BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato ka folur për mediat nga Durrësit, ku edhe vëzhgoi ecurinë në një nga qendrat e votimit. Gonzato u shpreh se nuk do të shprehet për ecurinë e procesit tani, pasi do të presë raportin dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Gonzato tha se ecuria e zgjedhjeve është e rëndësishme për procesin e integrimit në BE.

“Donim të shikonim se si po ecën procesi i zgjedhjeve edhe në qytetet e tjera. Kemi edhe kolegët e mi nga shtetet anëtare të BE që kanë dalë për të vëzhguar. Arsyeja se pse po e bëjmë këtë gjë nuk është se nuk kemi besim te OSBE-ODIHR. Ata po bëjnë shumë  një punë të mirë por sepse duam që edhe ne të kemi përvojën tonë, ta shikojmë gjënë nga afër, mendimet e qytetarëve dhe se si po ecën procesi në përgjithësi. Siç e kam thënë këto janë zgjedhjet e para që organizohen pas çeljes së negociatave dhe në fakt ka të bëjë me çështjen më themelore, të drejtat e njeriut. Mënyra se si do të shkojnë janë të rëndësishme edhe për procesin e anëtarësimit në BE:, tha Gonzato./E.T

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV