Pezullohet votimi në fshatin Gjoroven të Beratit, në Poliçan sherr mes komisionerëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kanë nisur problemet në procesin e votimit në qarkun e Beratit. Në fshatra raportohet për prani të personave të pa autorizuar në perimetrin e ndaluar të KZAZ-ve, kryesisht kryepleqtë e fshatrave. Sipas informacioneve, në fshatin Gjoroven përfaqësuesit e PD kanë bllokuar votimin deri në zgjidhje të këtij problemi. I kontaktuar nga mediat, kandidati Zija Ismaili pranoi se ka tension të shtuar.

“Në Gjoroven është bllokuar votimi, ka njerëz të paautorizuar pranë KZAZ-ve të cilët arrijnë të intimidojnë dhe zgjedhësit, ka presione. Ndërkohë problematika paraqitet dhe në disa fshatra të tjera. Drejtuesi politik do të ketë një komunikim për media sapo të marrin informacionin e plotë” – tha Ismaili.

Ndërkohë në Poliçan, përfaqësuesi i PD Endrit Zeneli deklaron se kryetarja e KZAZ nuk u jep bexhat komisionerëve demokratë.

“Votimi në Poliçan po bëhet vetëm me komisionerët socialistë, kryetarja nuk pajisë me bexha komisionerët tanë. Nuk jep asnjë shpjegim. Kemi çuar 10 emra konisionerësh dhe nuk është asnjë në tavolinën e votimit”.

Qarku i Beratit ka 169 mijë votues me të drejtë vote, të cilët do të përcaktojnë 7 deputetët e ardhshëm për në Parlament./E.T

Të fundit

Në dorë të një viroze!

Nga Mero Baze Sali Berisha sot ishte i sëmurë. Për moshën që ka dhe me virozat që janë sheshit, është...

Trump kritikon G7-ën: Përjashtimi i Rusisë, një gabim i madh!

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shprehur mendimin se largimi i Rusisë nga Grupi i Shtatë vendeve më të industrializuara (G7) ishte një “gabim...

17 qershor 1953/ Tronditet Gjermania Lindore, nis kryengritja e Punëtorëve

Më 17 qershor 1953, Gjermania Lindore (Republika Demokratike Gjermane) u trondit nga një kryengritje e madhe popullore, që lindi nga pakënaqësitë e thella sociale,...

Irani nis një valë të re sulmesh, thirrje izraelitëve: Largohuni nëse doni të jetoni

Sipas raporteve nga media shtetërore iraniane, një valë e re sulmesh me raketa ka nisur ndaj Izraelit. Transmetuesi kombëtar iranian, duke cituar ushtrinë e...

Nga lekët e ashensorit te pagesat mujore/ Mazniku shpjegon rregullat e reja

Qeveria ka miratuar një ligj të ri për bashkëpronësinë me të cilin synon të forcojë rregullat për të pasur një menaxhim të mirë të...

Lajme të tjera

Web TV