5 mënyra për të fuqizuar hormonin e lumturisë në përditshmëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për të qenë të lumtur e të përmbushur duhet të përpiqemi të rrethohemi nga njerëzit me të cilët ndihemi mirë, të ndërtojmë marrëdhënie cilësore dhe të dimë të përfitojmë nga momentet e bukura që na dhuron edhe një ditë e zakonshme, si dhe rastësia. Përditshmëria luan një rol kyç për një mirëqenie shpirtërore e cila përmes disa ritualeve e sjelljeve të thjeshta mund të na ndihmojë në arritjen e një jete me doza gëzimi e lumturie.

Lëvizja

Të ecim çdo ditë, të praktikojmë një sport, të ecim e të shijojmë natyrën, të kujdesesh për lulet a kopështin e shtëpisë…Janë të gjitha momente të vogla që stimulojnë dopaminën, natyralisht dhe në mënyrë të shëndetshme.

Objektivat e vegjël

Të bësh një listë të gjërave të vogla që duhet ti përmbushësh dhe bërja e këtyre gjërave të vogla në mënyrë të qëndrueshme bën të mundur realizimin e gjërave të mëdha.

Ushqyerja e ekuilibruar.

Për të pasur një shëndet të mirë, duhet të praktikojmë një ushqyrje të shëndetshme dhe të ekuilibruar.Për të fuqizuar prodhimin e dopaminës duhet të praktikojmë ngrënien e disa ushqimeve si bajamet, bananet, avokadot, vezët, peshku etj duke ndikuar rritjen natyrale të prezencës së dopaminës në organizëm.

Vetëdija e plotë.

Praktikimi i vetëdijes së plotë është e domosdoshme për të përfituar nga momenti i së tashmes.Për të zhvilluar këtë, duhet të marrim kohën e të ngadalësojmë duke u përqendruar se çfarë na rrethon dhe duke marrë frymë lirisht.

Natyra.

Ne padashur e nënvlerësojmë fuqinë e natyrës dhe të mjedisit rreth nesh. Të shpenzosh kohë në natyrë, të gjelbërt dhe nën ekspozimin e diellit, mund të ndihmojnë më së miri në prodhimin e dopaminës. Kjo na ndihmon për të përmirësuar humorin tonë dhe në pakësimin e stresit/E.Ç

Të fundit

Kosova vendos më 12 tetor, mbi 100 subjekte politike aplikojnë për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhje konfirmoi se 104 subjekte politike kanë aplikuar për të qenë pjesë e garës në zgjedhjet...

Malaj vijon përplasjet me Murrizin: Të promovoi Tritan Shehu, tani e përçmon

Përplasja mes Myslym Murrizit dhe ish-ministrit të Financave të PS-së, Arben Malaj ka vijuar gjatë në rrjetet sociale ku të dy kanë akuzuar njeri...

Trump takohet me Putin, mungon Zelensky. Nisin protestat në mbështetje të Kievit

Presidenti amerikan Donald Trump do të takohet këtë të premte (15 gusht) në Alaska me homologun rus Vladimir Putin, me qëllim ndërmjetësimin e një...

15 gusht: Makbethi vret Dunkanin e mer fronin, e njëjta datë shënon fundin e tij tragjik

Historia në të njëjtën datë: Nga Leonard Veizi Këto dy ngjarje historike kanë një koincidencë interesante: të dyja ndodhin më 15 gusht, por me një...

Protesta dhe dhunë në Serbi/ Thirrje për largimin e Vuçiç, plagosen dhjetëra persona

Një tjetër natë pa gjumë për Serbinë, ku mijëra protestues kanë dalë në rrugë duke kërkuar rrëzimin e qeverisë dhe drejtësai për viktimat e...

Lajme të tjera

Web TV