Idajet Beqiri: PS fitoi sepse këto 12 vite nuk pati “Gërdec” e “21 janar”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa procesi i numërimit vijon, PS deri më tani ka marr 83 mandate dhe e dyta rendiet PD me 51 mandate. Për avokatin Idajet Beqiri, këto shifra ishin të pritshme, pasi vendi nën drejtim e PS ka pësuar shumë ndryshime.

Ai tha se gjatë këtyre 12 viteve nuk pati ‘Gërdec’ dhe ’21 janar’, ngjarje këto të cilat që kanë ndodhur në kohën kur në pushtet ka qenë Partia Demokratike që drejtohej nga Sali Berisha.

‘Unë e kam parashikuar që PS merr 83 vota. Janë një sërë faktorësh po e para ka pësuar shumë ndryshime vendi nga 2013 dhe deri më sot. Ne kemi qenë në humnerë para shumë vitesh dhe kur shohim ndryshimin ai është i dukshëm dhe kjo është dicka shqiptarët e shohin dhe e vlerësojnë. Kur shohin hapjen e tunelit, që kishte vite që e priste e vlerëson sepse thotë për një kohë të shkurtër arrijë më shpejt në një vend tjetër’. Po shqiptarët duan qetësi dhe gjatë 12 viteve të PS nuk patën ‘Gërdec’ dhe ‘21 janar’. Shteti nuk të vret në Bulevard dhe nuk masakron dhe nuk bënë grusht shteti’, tha ai.

Avokati listoi edhe disa nga emrat e Partisë Socialiste në Tiranë që mund të marrin mandatin e deputetit në këto zgjedhje.

“Është e vështirë që të bësh edhe dallime se si do të dalin do të jetë një luftë e fortë, por Fatmir Xhafaj mendoj se do të jetë një ndër më të votuarit. Po ashtu, edhe Erion Braçe, Toni Gogu, Etilda Gjoni, Blerina Gjylameti këta mendoj se do të jenë të sigurt. Lista e PD pastaj, ajo lista e tyre e mbyllur është e inkriminuar, po ata do të zvendësohen sepse kanë probleme me drejtësinë Sali Berisha, Noka Këlliçi, Albana Vokshit do t’i vij radha ka disa emra që janë me precedentë”, tha ai.

Lexo edhe :  "Socialistët po luten te Kisha e Laçit që ‘lakejtë’ të mos ikin nga Berisha"

Një koment e pati edhe për partitë e reja, fushata e të cilave sipas tij ishte e njëjtë me atë të partive të vjetra.

‘Zhgënjim pash tek këto forcat e reja, sepse edhe pse patën emra të rinj, ato fushatën e bënë njësoj si të vjetërit dhe nuk pati asnjë ndryshim nga dy partitë e tjera. I njëjti fjalor dhe nuk ditën të thoshin pse këto prurje duhet që të pranoheshin. Kisha mendimin se nuk do të merrnin fare vota në këto zgjedhje’, tha ai. m.p.

Të fundit

Sa do zgjasë lufta Iran-Izrael? Politologu analizon skenarët: Ja rreziku më i madh

Politologu Bledi Dika ishte këtë të diel i ftuar në një emision televiziv ku ka analizuar zhvillimet e fundit...

Udhëheqësit evropianë “të alarmuar”, thirrje Izraelit dhe Iranit: Qetësoni situatën

Krerët e Bashkimit Evropianë po shprehin alarm për sulmet ushtarake të nisura gjatë natës midis Izraelit dhe Iranit dhe po bëjnë thirrje për qetësim...

Skandali/ Dënimi me karrige elektrike i djalit afro-amerikan për një vrasje të suposuar

Në moshën 14 vjeç, George Junius Stinney, Jr bëhet personi më i ri i ekzekutuar në Shtetet e Bashkuara në shekullin e XX. Po kush...

Horoskopi ditor, 16 Qershor 2025

Dashi Dite e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ju duhet te toleroni me tepër dhe te bëni sakrifica...

Lady Diana, princesha që la klasën e parë për të ndihmuar nënën me fëmijë tek ekonomiku

Lady Diana është lajm sa herë përmendet emri i saj, për gjithë thjeshtësinë dhe ngrohtësinë që shfaqte si princeshë. Ajo nuk ishte vetëm një...

Lajme të tjera

Web TV