Mes etheve për rezultatet e zgjedhjeve, Rama telefonatë me Hashim Thaçin: Ishte prekëse!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryesocialisti Edi Rama, njofton se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Hashim Thaçin.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama ka ndarë një foto nga zyra e tij, teksa shfaqet me telefon në dorë.

“Telefonata e vëllaut tim Hashim ishte tejet prekëse dhe Komandanti ishte në formën e vet më të mirë”, shkruan Rama krahas fotos së postuar. Por ajo që mediat vunë re nga kompjuteri i tij është se Rama po përgatit fjalimin e fitores pas zgjedhjeve.

Kujtojmë se Hashim Thaçi është duke u gjykuar nga Gjykata Speciale në Hagë së bashku me Rexhep Selimin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin me akuza të rënda për krime të kryera gjatë luftës, të cilat ata i kanë mohuar me forcë./e.s

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV