PD-ja po paguan gjithçka ka bërë, shumë më dobët se me Bashën në krye!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas projeksioneve deri më tani, PS-ja është në krye të garës zgjedhore, me 83 mandate, për të shkuar drejt mandatit të katërt.

Ish-deputeti i PS-së, Petro Koçi komentoi rezultatet e deri më tanishme, duke cilësuar PD-në si më të dobëtën ndonjëherë dhe opozita po paguan për çdo gjë që ka bërë.

“PD-ja po paguan gjithë historinë e vetë. Po paguan ’96-ën,’97-ën, ’98-ën me 14 shtatorin. Po paguan 21 janarin, Gërdecin, po paguan kthimin të palogjikshëm dhe vetëvrasës të Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike.

Pa paguan LaCivitën, që e pagoi me miliona dollarë, po paguan lobimin që bëri PD-ja për t’i garantuar një vizë z.Berisha për në Shtetet e Bashkuara. Po paguan gjithçka. Fitorja nuk bazohet thjeshtë te dobësia e opozitës. Ky është një fakt që nuk llogaritet. Në fund të fundit, gara është me PD-në, ajo është fuqia kryesore e opozitës.

Duke parë shifrat, PD-ja është shumë më e dobët. Në 2021 kishte një farë iluzioni. Nuk ishte në krye të PD-së Berisha, ishte Basha… Një lider i dobët, por gjithsesi… Mund të krijonte përshtypjen e diçkaje ndryshe në raport me Berishën.”, tha ai/e.t

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV