Ylli Pata: Pse Berisha po i shmanget greminës që mund ta rrëzojë përfundimisht?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edi Rama, përpra zgjedhjeve solli një historik të Sali Berishës në të gjitha votimet ku ai kishte humbur. Të cilat jo vetëm nuk i njohu, por edhe bojkotoi institucionet apo edhe nisi stina e përlasjes civile. Këtë herë, çuditërisht, Sali Berisha po sillet mirë, po flet me me qetësi duke folur për pritje të vertifikimit, mbylljes së procesit etj etj. Po pse Berisha po silet kaq qetë, dhe nuk po rikthen retorikën e egër e të dhunshme?

Për disa arsye: e para sepse është frustruar nga parathënia e Edi Ramës në “novelën” e re të zgjedhjeve të 11 majit, e siç dihet, kur kur kundërshtari thotë një gjë, ai që është përballë kërkon në rrugë të ndryshme, e madje të kundërt.

Arsyeja e dytë është se Sali Berisha i ka provuar dhe konsumuar rrugët dhe qëndrimet radikale ndër vite sa është bërë bajat. Arsyeja e tretë, nuk i ka më kushtet për ta bërë këtë, ngaqë është i pandehur nga SPAK dhe më 19 maj vendoset për të hapur procesin e dosjes Partizani.

Dhe kjo ndodh në një kohë kur ai ka paguar me firmën e Flamur Nokës 6 milionë dollarë për ta zbutur apo qetësuar statusin e tij të sanksionuar nga qeveria amerikane.

Pasi, sot është fiks koha kur nga një disfatë e tillë, të fuishmit t’i japin të shtyrën e fortë për ta rrrëzuar në greminë. Doktori po mundohet me të gjitha mënyrat për ta shmangur greminën, duke qëndruar sa më larg rrugëve të rrezikshëm. Ndaj pozicionet ekstreme ja ka lënë të tjerëve… m.p.

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV