11 maji, paralajmëron Alimehmeti: OSBE ka prova shumë të forta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, Ilir Alimehmeti, është shprehur se OSBE ka prova të forta për deformimin e vullnetit të qytetarëve nga qeveria e Edi Ramës në zgjedhjet e 11 majit.

Komentet Alimehmeti i bëri gjatë një interviste në ‘Ditari’ me gazetarin Andi Nuraj në A2 CNN, ku tha se gjuha e përdorur nga OSBE për të komentuar zgjedhjet e 11 majit, ishte shumë më e ashpër se herët e tjera.

Ai tha gjithashtu se OSBE ka folur për përdorim të administratës, për intimidim të votuesve, për pagesa dhe për përdorim të krimit të organizuar nga PS për të fituar zgjedhjet e 11 majit.

“Unë besoj se është e qartë se çfarë ka qenë edhe në raportin e OSBE-ODIHR. Unë besoj se është e qartë edhe në sytë e kujt ka vëzhguar dhe ka qenë pjesë e procesit.

Vetë fakti ku njerëzit kanë frikë të duken me një kandidat, imagjimoni se ku është intimidimi në popullatë. OSBE-ODIHR ka një shprehje të qartë në deklaratën që bën, ku thotë ‘kemi dëshmuar…’. Kjo do të thotë që o kanë prova, ose kanë qenë të pranishëm dhe i kanë parë vetë.

Është shumë më e fortë dhe nuk është një shprehje që ata përdorin zakonisht. Pra jemi shumë të qartë që ata flasin për përdorim të administratës, për intimidim, për pagesa, për përdorim të atyre që ne i quajmë banda apo krim të organizuar”, tha mes të tjerash Alimehmeti, shkruan A2 CNN. m.p.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV