Vijojnë tensione brenda KZAZ nr.40 në Tiranë, pas urdhërit për nxjerrjen jashtë të vëzhguesve të partive politike.
Disa prej tyre raportohet se janë nxjerrë me forcë jashtë, ndërsa është kërkuar që jashtë të dalin edhe gazetarët.
Brenda qendrës së votimit ndodhen vetëm Belind Këlliçi, kandidat i Partisë Demokratike dhe kreu i “Mundësia”, Agron Shehaj.
“Të dalin të gjithë jashtë”, shprehet vëzhguesja e një prej partive politike. “Pse duhet të qëndrojë vetëm PD dhe Mundësia”.
Pas nxjerrjes jashtë, vëzhguesit politik po ndjekin procesin nga xhamat e godinës.