Gjykata e Lartë rrëzon SPAK-un: Elton Qyno nuk ka kryer vepër penale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Masa e sigurisë “Detyrim paraqitje” që SPAK vendosi ndaj gazetarit Elton Qyno është shfuqizuar nga Gjykata e Lartë. Treshja e gjyqtarëve Medi Bici, Ilir Panda dhe Albana Boksi, kanë refuzuar kërkesën e paraqitur nga SPAK që kërkonte nga Gjykata e Lartë të vendoste masën e sigurisë detyrim paraqitje për Qynon.

Sipas argumentimin nga Gjykata e Apelit, Elton Qyno nuk ka kryer asnjë vepër penale gjatë ushtrimit të detyrës së tij si gazetar dhe për më tepër është theksuar se për gazetarin mungonte edhe dyshimi i arsyeshëm, kriter ky që krijon bindjen për vendosjen e një mase sigurimi ndaj individit.

Në fuqi është lënë vendimi i 14 Janarit 2025 i Gjykatës së Apelit të Posaçëm, vendim i cili nxori “huq” masën paralizuese që SPAK vendosi ndaj gazetarit Elton Qyno.

Elton Qyno, nuk mund t’i nënshtrohet masave të sigurimit personal, sepse në ngarkim të tij nuk ekziston një dyshim i arsyeshëm, i bazuar në prova, mbi praninë e veprës penale “Korrupsion pasiv në sektorin privat”.

Apeli cilësoi të gjitha shkrimet e Gazetarit Qyno si të vërteta dhe kishin interes publik, për shkak të ngjarjeve kriminale që kishin ndodhur në segmentin Elbasan-Peqin-Rrogozhinë dhe Durrës.

Në muajin Nëntor 2024, prokuroria e Posaçme SPAK ndërmorën një operacion policor në Tiranë dhe Elbasan, duke goditur Suel Çelën dhe persona të tjerë.

Mes 21 persona që SPAK vendosi masa sigurimi dhe filloi ndjekjen penale për vepra të ndryshme, ishin dhe dy gazetarët e Kronikës së Zezë, Elton Qyno dhe Artan Hoxha.

Ndërkohë në muajin Prill 2025, Gjykata e Kushtetuese dha një vendim 8 me 0, në favor të Gazetarit Elton Qyno, në të drejtën e tij për të mbrojtur burimet profesionale dhe gazetareske, duke nxjerë si antikushtetues të gjithë veprimet e kryera nga prokurorët e SPAK. m.p.

Të fundit

Gramsh e Delvinë, banorët largohen drejt zonave të sigurta

Narta është zona më e prekur nga zjarret. Banorët janë detyruar të largohen nga banesat e tyre. Bashkë me...

Delvinë, ndërhyn për herë të parë avioni ‘Canadair’ nga italia

Pas situatës mjaft të rënduar në Delvinë, sot ka ndërhyrë për herë të parë avioni ‘Canadair’ nga italia. Flakët në këtë zonë po përhapen me...

Foto nga Delvina, rrezikohen depozitat e gazit në lagjen ‘’Kasapaj’’

Orët e para të mëngjesit u duk se zjarri në Delvinë u izolua dhe po vihej nën kontroll. Por pas mesditës shumë vatra janë...

Arrestohen 8 zjarrvënës, i riu dogji tokën pas sherrit me fqinjët

Tetë zjarrvënës janë arrestuar nga policia në disa qytete të ndryshme, pasi veprimet e tyre shkaktuan djegien e disa hektarëve tokë arë, pemëve të...

“Shqipëria me mua do ishte duke ndihmuar Greqinë dhe Italinë”

Në një konferencë për mediat të mbajtur këtë të mërkurë, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se nuk ka marrë masa...

Lajme të tjera

Web TV