Si e ndihmon gjumi i thellë trurin të mbajë larg sëmundjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjumi është një nga proceset më natyrale dhe të nevojshme për çdo njeri. Pas një gjumi të thellë duket sikur të gjitha mendimet negative shuhen dhe dita rinis plot e përplot me energji.

Ky proces është i dedikuar për çlodhjen e mendjes dhe të gjithë organizmit.

Vlerat e gjumit nuk kanë fund dhe këtë e pohojnë edhe ekspertët.

Në artikullin e sotëm, ju tregojmë se si gjumi i thellë ndihmon në largimin e të gjithë toksinave apo mendimeve të ditës nga truri.

Si ndihmon gjumi i thellë

Vetia e trurit për të pastruar veten është mëse e vërtetë dhe e nevojshme në organizëm.

Gjithsesi kjo mund të arrihet vetëm nëse keni një stil të shëndetshëm jetese dhe një gjumë të qetë.

Sipas ekspertëve të të Universitetit të Bostonit, gjumi i thellë është çelësi i një truri të shëndetshëm.

Kur jeni gjumë të thellë, truri i krijon mundësi qelizave cerebrale të lëvizin më me lehtësi.

Ky proces ndihmon në pastrimin e trurit nga mbingarkesa e tepërt që shkaktohet gjatë ditës.

Pasi kur truri mbingarkohet në trup çlirohet një substancë që quhet beta amoloid.

Kjo është një proteinë e cila gjendet me shumicë tek truri i personave që vuajnë nga dementia.

Gjumi i mirë arrin ta heqë të gjithë këtë proteinë nga truri vetëm në një natë.

Duke bërë që truri juaj të jetë më i mbrojtur nga plakja.

Të dhënat e studimit ku morën pjesë rreth 11 persona të cilëve iu monitorua procesi i të fjeturit, treguan se organizmi funksiononte më mirë kur trupi ndodhet në gjumë të thellë.

Ndryshe njihet si faza “ngadaltë” e më e thellë e gjumit, ku trupi arrin të pushoje plotësisht.

Kjo do të thotë rrahje më të ulëta zemre dhe frymëmarrje më e ulët, por cilësi e të pushuarit më e lartë.

Lexo edhe :  Çfarë është stërvitja e mendjes, si ta praktikoni?

Megjithëse të dhënat janë ende duke u zhvilluar, mjekët theksojnë se personat që kanë probleme me gjumin janë më të ekspozuar ndaj sëmundjeve të ndryshme./E.Ç

Të fundit

Rritet numri i infermierëve në botë, OBSH: Në vitin 2030 do jenë 36 milionë

Numri i infermierëve në botë është rritur, duke shkuar në 29.8 milionë. Raporti i OBSH nxjerr në pah...

Lista e zezë, kush janë 8 lojtarët që mund të largohen nga Barcelona këtë verë

Barcelona pritet të përjetojë një revolucion të vërtetë në merkaton e verës. Klubi katalanas ka marrë vendimin për t’u ndarë me 8 futbollistë në fund...

Berisha thërret në mbledhje të jashtëzakonshme drejtuesit politikë të PD

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka thirrur në një takim të jashtëzakonshëm në orën 20:30 drejtuesit politikë të 12 qarqeve. Lajm në përditësim…

Samiti i BE në Tiranë, Aeroporti i Rinasit publikon njoftim të rëndësishëm

Aeroporti i Rinasit ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët sa i përket, datës 16 maj, kur në Tiranë do të zhvillohen...

Franca kërkon sanksione të reja për të mposhtur ekonominë ruse

Shtetet e Bashkuara dhe Evropa duhet të hartojnë sanksione të reja për të “mbytur” ekonominë e Rusisë , në mënyrë që ta detyrojnë Vladimir...

Lajme të tjera

Web TV