Elisa Spiropali takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot paradite Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Feridun Hadi Sinirlioğlu, i cili ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian.

Në takim ishte i pranishëm edhe Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Michel Tarran.

Spiropali vlerësoi bashkëpunimin e Prezencës së OSBE-së me Kuvendin e Shqipërisë, si “Një partner kyç për mbështetjen e komisioneve parlamentare e deputetëve, hartimin e dokumenteve strategjikë, modernizimin dhe rritjen e eficencës së shërbimeve parlamentare.

Shqipëria ka shpallur si objektiv strategjik anëtarësimin në BE brenda viti 2030. Anëtarësimi i Shqipërisë do të ketë një ndikim pozitiv për rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke pasur rolin dhe kontributin e Shqipërisë si një faktor zhvillimi, integrimi e stabiliteti në rajon.

Organizimi në Tiranë i Samitit të Komunitetit Politik Europian është tregues i progresit të Shqipërisë drej integrimit europian si edhe i prestigjit të lartë dhe rolit të saj të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare.”, nënvizoi Spiropali.

Kryetarja Spiropali e falenderoi Sekretarin e Përgjithshëm Sinirlioğlu për monitorimin e zgjedhjeve të 11 majit dhe nënvizoi se Kuvendi do të analizojë me kujdes gjetjet dhe rekomandimet e misionit të OSBE/ODIHR-it./e.s

Të fundit

Në kërkim për tentativë vrasjeje/ 25-vjeçari arrestohet dhe ekstradohet nga Spanja

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Madridin, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim...

“Do të godasim bazat dhe anijet”/ Irani kërcënon SHBA, Britaninë dhe Francën

Irani ka paralajmëruar se konflikti do të përhapet në ditën në vijim edhe në bazat amerikane në rajon. Sipas mediave të huaja, gjithashtu Irani ka...

Aksidenti ajror në Indi/ Ja sa do të paguhen familjet e pasagjerëve që humbën jetën

Drejtori ekzekutiv i Air India konfirmoi të premten se 241 nga 242 personat që ndodheshin në bordin e fluturimit me destinacion Londrën, i cili...

Sëmundja e murtajës/ Tentoi të sillte bagëtitë, arrestohet një person në Kapshticë

Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit Korçë ka intensifikuar kontrollet lidhur me transportin e bagëtive të imta nga vendet fqinje. Në pranga ka rënë një person...

Ish-ambasadori amerikan në Beograd: SHBA nuk do të ndërhyjë më si dikur në Ballkan!

Ish-ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, nuk pret që SHBA-ja të ndërhyjë në zgjidhjen e problemeve në Ballkan, përfshirë kontestin mes Kosovës dhe Serbisë, siç...

Lajme të tjera

Web TV