Kritikat ndaj BE nga Osmani, Macron: Shpresoj që javën e ardhshme të rinisë dialogu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti francez Emannuel Macron i është përgjigjur nga Tirana kritikave të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani se BE-ja sipas saj po lëshon mesazhe të këqija për rajonin tonë, duke thënë se po iu hapet dera atyre që shkojnë në Moskë te Putini dhe bllokohet Kosova. Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, Macron tha se shpreson që javën e ardhshme të nisë dialogu mes dy vendeve, ndërsa përmendi edhe problematikat politike dhe sociale të tyre.

“Udhërrëfyesi është i qartë dhe kemi kaluar shumë kohë me dialogun mes Beogradit e Prishtinë BE kërkon avancime konkrete mbi zgjedhjet komunave që nuk kanë qenë të kënaqshme mbi çështjet e sigurisë. Duhet të dalë nga kjo përballjeje që bllokon situatën. Uroj që javën e ardhshme të fillojë dialogu me Prishtinë dhe Beogradin, sepse secili vend është përballur me vështirësi politike e sociale. Është e rëndësishme për gjithë rajonin. Mendoj që kërkesat janë legjitime nuk duhet të lëmë të vendoset një dialog i tërthortë”, u shpreh Macron, përcjell A2 CNN.

Një ditë më parë Osmani tha se: “Ka një bllokadë totale nga ana e BE-së, nuk vlerësohet puna jonë, nuk vlerësohen reformat e ndërmarra, nuk vlerësohet fakti që ne jemi 100% me politikat e tyre sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, por edhe politikave të tjera. Për fat të keq po jepet një mesazh shumë i keq për rajonin tonë. Më shumë po iu hapet dera atyre që shkojnë në Moskë te Putini sesa për ne që nuk shohim rrugë dhe alternativë tjetër veç BE-së./e.s

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV