Dash Sula tallet me demokratët: Vijoni vajtimin në seli!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti i PD-së, dashnor Sula, i ka bërë thirrje deputetëve që t’i rikthehen punës në Kuvend pas zgjedhjeve të 11 majit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Sula shkruan se Parlamenti nuk është mbledhur që nga 16 marsi, duke shkruar se një palë duhet të ndalojë festën, ndërsa tjetra të vijojë me vajtimin brenda në seli.

Postimi i Dashnor Sulës:

“Kuvendi t’i rikthehet punës!

Gëzimet dhe fatkeqësitë nuk duhet të shërbejnë si argument që shteti të rrëshqasë në paligjshmëri. Parlamenti nuk është mbledhur që prej datës 16 mars, një muaj e gjysmë para datës së zgjedhjeve, ndonëse zyrtarisht fushata zgjat vetëm një muaj.

Megjithatë, ato që kaluan nuk zhbëhen më. Çka kemi në dorë ne të bëjmë, është që të kthehemi në rrugën e ligjshmërisë. Pra, Kuvendi dhe Parlamenti duhet të rikthehen në punë dhe të vijojnë me detyrat që i përcakton Kushtetuta, ligji dhe rregulloret.

Kushtetuta sanksionon që institucionet e pavarura raportojnë, japin llogari para Kuvendit të Shqipërisë. Ndërsa Rregullorja e Kuvendit, në nenin 103, pika 10, parashikon që raportimi i të gjitha institucioneve kushtetuese dhe të krijuara me ligj duhet të përfundojë para ligjvënësve jo më vonë se fundi i muajit qershor.

Në një kohë kur kemi dhjetëra institucione të rëndësishme kushtetuese apo të krijuara me ligj që duhet të raportojnë para ligjvënësve, duhet të mblidhet sa më parë Konferenca e Kryetarëve dhe të caktojë një agjendë të qartë dhe të ngarkuar për raportimin e këtyre institucioneve.

Njëra palë duhet të ndalë festën dhe tjetra të vijojë vajtimin në seli; të dyja palët duhet të zbatojnë Kushtetutën, ligjet organike dhe Rregulloren e Kuvendit dhe të mbledhin komisionet për të shqyrtuar raportin vjetor të Bankës së Shqipërisë, SPAK-ut, Prokurorisë së Përgjithshme, KLSH-së dhe të gjithë institucioneve të tjera që përcaktohen në Kushtetutë”, shkruan Sula. m.p.

Të fundit

Artan Fuga: Qeverisja ka dalë jashtë kontrollit! PD, jo më fenomen politik

Shifrat që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në parlament, për akademikun Artan Fuga do ta degradojnë më tej qeverisjen...

Përfundon rinumërimi në Durrës, Kalaja: më kanë vjedhur 11 vota

Njësoj si edhe në dy rastet e tjera, edhe përfundimi i procesit të rinumërimit në qarkun e Durrësit, nuk ka prodhuar asgjë të re...

E zbuloi Xabi Alonso, Real Madridit i vjen oferta 40 mln euro për talentin

Gonzalo Garcia është padyshim zbulimi kryesor i Kupës së Botës për Klube. Sulmuesi spanjoll i panjohur deri para se të grubullohej nga Xabi Alonso...

Djegia e mbetjeve në landfillin e Elbasanit, raporti: Rrezik kancerogjen për banorët

Të martën paradite, pasi kodra e mbetjeve në Elbasan ishte gdhirë e përpirë nga flakët, në qytet mbërriti një grup ekspertësh për të matur...

Fototeka “Marubi” zyrtarisht në UNESCO!

Fototeka Kombëtare “Marubi” ka marrë një nga vlerësimet më të larta ndërkombëtare në fushën e trashëgimisë kulturore. Arkivi i negativëve, objekteve dhe dokumenteve të Pietro...

Lajme të tjera

Web TV