Exit Poll-et për zgjedhjet në Rumani: Nicusor Dan drejt presidencës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një garë zgjedhore me pjesëmarrje rekord, kandidati i pavarur centrist dhe kryetari aktual i Bashkisë së Bukureshtit, Nicusor Dan, pritet të zgjidhet presidenti i ri i Rumanisë.

Sipas exit poll-eve të para, Dan ka fituar me 55% të votave, duke lënë pas kandidatin e ekstremit të djathtë, George Simion, i cili ka marrë 45%.

Ai ka bërë një fushatë me premtimin për të luftuar korrupsionin dhe për ta mbajtur Rumaninë fort brenda rrjedhës evropiane.

Nëse rezultatet e zyrtarëve konfirmojnë rezultatin e sondazheve, Dan do të duhet të emërojë një kryeministër për të negociuar një shumicë në parlament për të ulur deficitin buxhetor të Rumanisë – më i madhi në BE, si dhe për të siguruar investitorët dhe për të shmangur një ulje të vlerësimit të kreditit.

“Do të ketë një periudhë të vështirë përpara, e nevojshme për ribalancimin ekonomik për të hedhur themelet e një shoqërie të shëndetshme. Ju lutem kini shpresë dhe durim”, u tha Dan mbështetësve pas publikimit të sondazheve.

Presidenti i Rumanisë, një shtet anëtar i BE-së dhe NATO-s, ka kompetenca të konsiderueshme, duke përfshirë edhe drejtimin e këshillit të mbrojtjes që vendos për ndihmën ushtarake. Presidenti do të ketë gjithashtu mbikëqyrje të politikës së jashtme, me të drejtën për të vënë veton ndaj votave të BE-së që kërkojnë unanimitet.

Votimi në Rumani u zhvillua në të njëjtën ditë me raundin e parë të zgjedhjeve polake , në të cilat një kandidat liberal në krye, Rafal Trzaskoëski, po konkurron me dy admirues konservatorë të Trump, Karol Naërocki dhe Slaëomir Mentzen.

Rritja e mbështetjes popullore për Simion në prag të votimit të së dielës nxiti një debat publik rreth zemërimit në rritje në zona të caktuara të Evropës Qendrore me elitat kryesore mbi migracionin dhe presionet e kostos së jetesës. Ndërkohë nga ana tjetër, Simon, pas përfundimit të votimit tha se zgjedhja e tij ishte “e qartë” dhe nuk pranoi rezultatin e exit-poll.

Lexo edhe :  Pesë çështje para BE-së këtë vjeshtë

“Unë fitova!!! Unë jam Presidenti i ri i Rumanisë dhe po ua kthej pushtetin rumunëve!” , tha Simion në Facebook. m.p.

Të fundit

Berisha këmbëkryq me burrat e Bjeshkëve, rrëfen rininë mes Alpeve

Sali Berisha - Udhëtim drejt rinisë time! Të dashur miq, pas darkës festive, më datë 14 gusht, pas një mëngjesi...

Takimi historik/ A do të pranoni një armëpushim? Putin u shmanget pyetjeve të gazetarëve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka takuar presidentin rus, Vladimir Putin, të premten në Alaskë në një takim që cilësohet...

Amerika shfaq fuqinë ushtarake në pritje të Putinit

Në minutat e fundit, Donald Trump zbarkoi në Anchorage në bordin e Air Force One. Zëvendësshefi i tij i stafit, Dan Scavino, ka postuar përditësime...

FOTO/ Trump pret me duartrokitje Putin, dy liderët shtrëngojnë duart në Alaska

Presidenti amerikan Donald Trump ka pritur presidentin rus, Vladimir Putin, në një takim të veçantë në Alaska. Fotot dhe videot nga tregojnë momentin kur Trump...

4000 trupa amerikane rrethojnë Amerikën Latine, nis zbatimi i planit të Trump

Shtetet e Bashkuara po dërgojnë më shumë se 4,000 marinsa në ujërat përreth Amerikës Latine dhe Karaibeve, si pjesë e një përpjekjeje të shtuar...

Lajme të tjera

Web TV