Meloni, Vance dhe Von der Leyen nisin dialogun BE-SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një takim i nivelit të lartë u zhvillua sot në selinë qeveritare italiane, ku kryeministrja Giorgia Meloni priti zëvendëspresidentin e SHBA-së JD Vance dhe presidenten e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen, në një përpjekje për të nisur një dialog të ri mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara.

Takimi u mbajt në një atmosferë zyrtare, nën sfondin e flamurit italian mes atyre amerikanë dhe evropianë, dhe u përshëndet me tapetin ceremonial të kuq. Në përbërje ishte edhe Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ndërsa mediat raportojnë se Volodymyr Zelensky mund të jetë gjithashtu i ftuar në Palazzo Chigi. Meloni e cilësoi këtë si një hap të parë për një kapitull të ri në marrëdhëniet BE-SHBA.

“Ka probleme për t’u kapërcyer, por marrëdhëniet tona janë themelore. Shpresoj që sot të jetë një fillim i ri”, deklaroi ajo gjatë konferencës për shtyp.

Ajo shtoi se roli i Italisë është të ndihmojë në ndërtimin e urave të komunikimit, sidomos në një kohë kur Perëndimi duhet të ruajë unitetin dhe forcën e tij përballë sfidave globale.

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance, në emër të administratës së Donald Trump, falënderoi Melonin për mikpritjen dhe e përshkroi atë si “një mik të mirë”.

“Evropa është një aleat i rëndësishëm për ne. Po, kemi disa mosmarrëveshje – për shembull në tregti – por kemi edhe shumë pika të përbashkëta. Ky takim, shpresojmë, është fillimi i një negociate të gjatë me përfitime të ndërsjella.”

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, theksoi nevojën për rritjen e investimeve evropiane në mbrojtje, duke theksuar se BE do të mobilizojë deri në 800 miliardë euro gjatë katër viteve të ardhshme në këtë drejtim.

Lexo edhe :  Do të bësh turizëm? Paguaj 7% taksë! Reforma e re ka nisur

“Një Evropë e fortë do të thotë edhe një NATO e fortë”, u shpreh Von der Leyen, duke shtuar se synimi është një marrëveshje e drejtë dhe e qëndrueshme për Ukrainën.

Takimi shënon një përpjekje serioze për të forcuar lidhjet transatlantike në një moment vendimtar për politikën globale, me pritshmëri që java e ardhshme të jetë vendimtare për zhvillime të mëtejshme në arenën ndërkombëtare. m.p.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV