Papa Leoni XIV shkeli protokollin! Pse nuk lejohet përqafimi i vëllait?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nën qiellin e hapur të Sheshit të Shën Pjetrit dhe përballë një turme prej qindra mijëra besimtarësh dhe liderësh botërorë, Papa Leoni XIV ka nisur meshën e tij të parë solemne si udhëheqës i Kishës Katolike.

Me një meshë solemne në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa Leo XIV u kurorëzua zyrtarisht si udhëheqësi i ri i Kishës Katolike, duke shënuar fillimin e papatit të tij pas vdekjes së Papa Françeskut.

Një detaj që po bën bujë në rrjet është shkelja e protokollit nga Papa Leo XIV, i cili gjatë përshëndetjeve me delegacionet në fund të ceremonisë së inaugurimit, përqafoi vëllain e tij.

Pasi shtrëngoi duart me JD Vance dhe Marco Rubio, vëllai Louis iu afrua Papës duke shkëmbyer përqafime me njëri-tjetrin.

Nuk ka një ndalim absolut nga ana e Kishës Katolike që ia ndalon Papës të takojë të afërmit por ka disa arsye tradicionale dhe praktike pse kjo ndodh rrallë apo me shumë kujdes, dhe ndonjëherë perceptohet si ndalim.

Kur një kardinal zgjidhet Papë, ai simbolikisht “shkëputet” nga jeta e mëparshme dhe bëhet “Ati i të gjithë katolikëve”.

Kjo është pjesë e një sakrifice personale, duke i vënë përkushtimin ndaj kishës mbi lidhjet private. Papa është një nga figurat më të mbrojtura në botë.

Takimet e tij kontrollohen nga Zyra e Sigurisë Vatikanit dhe Gardianët Zviceranë, dhe çdo vizitë e familjarëve kërkon aprovim të posaçëm.

Në fjalimin e tij inaugural, Papa Leo XIV u bëri thirrje kardinalëve dhe besimtarëve të krishterë që të bashkohen në forcimin e vlerave të besimit dhe në rigjallërimin shpirtëror të Kishës. m.p.

Të fundit

The Economist: Kushner do t’i kërkojë qeverisë burime uji për Sazanin dhe Zvërnecin

Nëse planet e tij ecin përpara, Kushner do të presë që qeveria të gjejë burime uji edhe për këto...

Fryrje dhe mavijosje në gjymtyrë, Shtëpia e Bardhë reagon për shëndetin e Trump

Presidenti Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një gjendje e zakonshme shëndetësore që prek qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur...

Mirror: Shqipëria një perle evropiane, me qytete me kalldrëm dhe plazhe mahnitëse

Lauren Haughey, gazetare e “Mirror”, e përshkruan Shqipërinë si “vendin më të habitshëm ku kemi qenë ndonjëherë”, në një artikull që vlerëson bukuritë natyrore...

Parashikimi i motit për ditën e sotme, sa do të shkojnë temperaturat

Këtë të premte, në Shqipëri vijon depërtimi i masave ajrore të nxehta nga Afrika drejt rajonit të Ballkanit, duke sjellë edhe në vendin tonë...

1536 – Shkëputja e Anglisë nga Kisha e Romës

Një histori që përfundon me shpalljen e pavlefshmërisë së urdhëresave anglikane nga Papa Leo XIII Ngjarja e vitit 1536, e njohur si fillesa formale e...

Lajme të tjera

Web TV