Putini po pengon bisedimet e paqes për të bërë përparime në fushëbetejë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vladimir Putin po angazhohet për të dëmtuar negociatat e paqes dhe do të pranojë vetëm “kapitulimin e plotë të Ukrainës”, sipas një grupi kryesor ekspertësh.

Sipas mediave të huaja, Instituti për Studimin e Luftës tha se Rusia po paraqitet si e hapur për bisedime, ndërsa bën kërkesa që “Ukraina nuk mund t’i pranojë në mënyrë të arsyeshme” dhe “nuk ofron kompromise të vetat”.

Kremlini ka thënë se Putini nuk do të takohet me Volodymyr Zelenskyn deri pas përfundimit të bisedimeve të paqes, të cilat vetë duhet të zhvillohen pas dyerve të mbyllura pa ndërmjetës, të cilat ISW i quajti një qëndrim “qëllimisht të paqartë” që synon të vonojë progresin, për të bërë përparime në fushën e betejës dhe për të marrë lëshime të mëtejshme nga Perëndimi.

“Zgjatja e vazhdueshme e negociatave nga Rusia thekson mungesën e gatishmërisë së saj për t’u angazhuar në negociata me mirëbesim, qoftë për një armëpushim apo për një marrëveshje përfundimtare paqeje”, tha ISW, shkruan A2 CNN.

“Në të kundërt, Ukraina ka demonstruar vazhdimisht gatishmërinë e saj për të bërë kompromis dhe për t’u angazhuar në negociata me mirëbesim”, tha më tej ISW.

ISW vuri në dukje kërcënimet e përsëritura të Rusisë ndaj Ukrainës dhe Perëndimit se lufta mund të përshkallëzohej nëse bisedimet e paqes nuk do të kishin sukses, domethënë, nëse Ukraina nuk do t’u nënshtrohej kërkesave të Rusisë. m.p.

Të fundit

“E neveritshme dhe e turpshme”, kryeministri del kundër BE për Paradën e Krenarisë

Kryeministri hungarez, Viktor Orban e ka quajtur Paradën e Krenarisë të mbajtur të shtunën në Budapest si “të neveritshme...

Ndalohet pirja e duhanit në plazh e parqe, gjobë deri në 700 euro

Të gjithë ata që jetojnë në Francë dhe janë duhanpirës, duhet të mendohen mirë tani nëse pijnë cigare në plazh ose në parqe, pasi...

35-vjeçari shkodran nuk zë mend, vazhdon të përndjekë femrat shqiptare nga burgu francez

Rikthehet përndjekësi serial nga burgjet franceze. 35-vjeçari shkodran Fabjan Dodaj nuk po zë mend, teksa vijon me pasionin e tij për të kërcënuar e...

Frikësohen banorët dhe pushuesit e shumtë, zjarr i madh në tregun në plazhin e Durrësit

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme tregun industrial në zonën e plazhit të Durrësit, ku ndodhen mbi 20 dyqane që operojnë...

Gati transferimi i bujshëm, Inter sakrifikon Asllanin për yllin e ri të Italisë

Pasi ka arritur marrëveshjen me Parmën për transferimin e Ange-Yoan Bonny për 25 milionë euro, zyrtarizimi pritet javën që vjen, pasi lojtari të kryejë...

Lajme të tjera

Web TV